”Punjonjës në qeverinë Rama 1, por emigrova”, qytetari vjen nga Italia: Kemi një brez të ri pa shpresë

270
Sigal

Emigrantët janë pjesë e protestës para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, të cilët kanë ardhur për t’iu bashkuar qytetarëve në kauzën e tyre për barazi sociale. Një prej tyre tha se ka qenë punonjës në qeverinë ”Rama 1”, por emigroi drejt Italisë, pasi pagat janë shumë të ulëta dhe çmimet të larta.

”Sot vij direkt nga Italia për të mbështetur popullin në këtë protestë. Kam ardhur për të kundërshtuar në mënyrë kategorike rritjen e çmimeve, pasi jemi të parët ne emigrantët që goditemi nga rritja e çmimeve, sepse jemi ne që mbajmë prindërit tanë me bukë. Me 100 mijë lekë pension që u japin këta, nuk iu mjaftojnë as për ilaçe. 

Kështu do të kemi një brez të ri pa shpresë, që i janë vrarë ëndrrat. Një brez që është gati të paguajë 25 mijë paundë për të ikur në Angli, duke rrezikuar jetën nën kamionë.

Unë jam punonjës i qeverisë ”Rama 1”, ndërsa sot jam emigrantë. Jam detyruar si qindra e mijëra të diplomuar të braktisë Shqipërinë, pasi nuk e gjej dot veten këtu, pasi pagat janë të ulëta dhe çmimet shumë të larta. Jam kthyer sot këtu për të mbrojtur dinjitetin, për t’iu kthyer dinjitetin shqiptarëve”.