Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor në një deklaratë të përbashkët kanë njoftuar përfundimin e punimeve të rehabilitimit në segmentin e bllokuar prej kohësh Vorë-K/Rinasit-Fushë Krujë. Tani e tutje të gjithë qytetarët mund të kalojnë përgjatë këtij segmenti rrugor, ndërsa duhet të kenë kujdes përgjatë Urës së Vorës sepse do të fillojnë punimet.

Njoftimi i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te njoftimeve te mëparshme lidhur me rehabilitimin e segmentit Vorë – Fushë Krujë, sot në datë 15 Nëntor 2018 ora 19:00 përfundojë punimet asfaltike në segmentin rrugor Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushe Kruje. * Hapet per trafikun me sinjalistike provizore horizontale segmenti rrugor Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushë Kruje.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke filluar nga data 17 Nëntor 2018 ora 08:00 do të mbyllet për trafikun segmenti rrugor Ura e Vorës – Dogana dhe do te fillojë ndërhyrja për riparimin e fugave të Urës së Vorës dhe të shresave asfaltike të rrugës. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistiken provizore të vendosur dhe udhezimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. 1. Trafiku do të devijohet në per të gjitha mjetet në rrugën paralele (Vorë – ish fabrika tullave) mbas karburant Kastratit në drejtimin Rinas dhe Fushë Krujë.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.