Punësimet elektorale gjatë fushatës zgjedhore

659
Ish-zëvendës Kryeministrja teknike nga PD Ledina Mandija ka reaguar asokohe, se gjatë fushatës po bëhen punësime elektorale militantësh të partive politike. Edhe në cilësinë e drejtueses së Task-Forcë, Ledina Mandija ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme shoqërinë Albpetrol për punësimin e 18 shtetasve në shkelje të Kodit Elektoral. Zyra e zv/kryeministres Mandija thotë se ka pasur dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje

Zyra e Zv.Kryeministres, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01. 06.2017,i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla për vlerësim të mëtejshëm të materialeve mbi punësimet e kryera në shkelje të Kodit Elektoral të konstatuara në Drejtorinë Ujësjellës Kanalizime sha Durrës për periudhën 25 maj deri në 13 qershor 2017. 

Shoqëria Albpetrol sh.a, shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pas datës 26 maj 2017 ka punësuar 18 shtetas në shkelje të Kodit Elektoral. 

Shkelje këto të cilat u raportuan dhe u denoncuan nga zëvendës kryeministrja teknike e PD Ledina Mandija. FAX NEWS
Sigal