Pukë/ Mbyllja e minierës së Munellës, punonjësit: Çfarë do të bëhet me fatin tonë?

502
Edhe një muaj pas mbylljes së minierës së Munellës, banorët e zonës të cilët ishin të punësuar atje i gjen teksa presin një përgjigje se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre, por një gjë e tillë duket se mbetet sërish mister. Dyert e minierës janë të gjitha të kyçura, makineritë janë stacionuar, ndërsa në zyrat e kompanisë tashmë qëndron vetëm një shtetas turk, roli i të cilit është të mbikëqyrë stacionin e pompave, i cili duhet të mbahet në funksion siç tregojnë banorët. Punonjësit e sigurisë tregohen të vëmendshëm, sapo shikojnë të huaj, ndërkohë që çdo gjë në Munellë, një zonë rreth 1200 metra mbi nivelin e detit, duket se e ka pllakosur heshtja ndjella keqe. Punonjësit që gjejmë pas portës tregojnë se koncesionari ju dha pushim në 1 shtator për dymbëdhjetë ditë, por që nuk u pranuam më në punë, dhe akoma sot e kësaj dite janë pa punë dha pa një përgjigje nëse duhet të presim apo jo.

Kreu i sindikatës së Minatorëve të Munellës, Vasil Ndoj, i cili qëndron me punonjësit që janë banorë të zonës, tregon se nëse shteti nuk ndërhyn shpejt për zgjidhjen e problemit atëherë miniera e Munellës rrezikohet seriozisht qe të kthehet në të papërdorshme. “Nëse miniera qëndron pa punë për gjatë, ajo rrezikon të shembet pasi sistemi i saj është i tillë që aq sa mineral hiqet aq mbushet me inerte. Nëse ndodh një gjë e tillë do të jetë fatale, pasi do të jetë i pamundur koncesioni dhe për kompani të tjera që mund të hyjnë këtu” – tregon Ndoj Kaosi social- ekonomik i krijuar në zonën e thellë malore pas ndërprerjes se aktivitetit të Ber Alb, ka vënë në fije të perit fatin e qindra familjeve, pjesëtarët e të cilave ishin të punësuar pranë kësaj kompanie. Sikur të mos mjaftonte mungesa e punës, 70% e ish- punonjësve të kësaj kompanie rezultojnë të jenë kreditorë në banka të ndryshme.
Sigal