Publikohet axhenda e Sekretarit John Kerry të dielën në Tiranë

519
Të dielën paradite, ne oren 9.00 Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”.
Mësohet nga burime te besueshme se do të jetë Presidenti i Republikës Bujar Nishani ai që do të presë në aeroport sekretarin Kerry për t’i dhënë mirëseardhjen e parë pas uljes së avionit.
Po në ambjentet e aeroportit John Kerry do të takohet me homolgun shqiptar Ditmir Bushati ku do të kenë mundësi edhe për fotot zyrtare të takimit
Më pas Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojë në Kryeministri fillimisht për një takim dy palësh mes Kryeministrit Rama dhe John Kerry
Më pas do të ketë një takim më të zgjeruar mes dy delegacioneve po në godinën qeveritare.
Kerry-Rama do të kenë një deklaratë për shtyp në përfudnim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.
Prej aty sekretari amerikan i shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD
Takimi përmbyllës i vizitës triorëshe të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë
Sigal