Publikohen datat/ Ja, kur do të zhvillohen provimet e lirimit për klasat e 9-ta

826
Sigal

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të lirimit për klasat e 9-ta. Provimi për lëndën e Gjuhës Shqipe do të jetë më 16 qershor, provimi i Matematikës më 21 qershor, gjuha e huaj në 25 qershor.

Ky është viti i dytë që nxënësit përballen me kushtet e pandemisë, duke zhvilluar mësim në mënyrë të kombinuar, një pjesë online dhe pjesa tjetër në shkollë.

Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Nxënësit mbetës kanë të drejtë t’i japin ato në sesionin e dytë sipas procedurave të parashikuara në rregulloren për zhvillimin e provimeve në vend.