Pse nuk e arreston SPAK, ‘Gjushin’ e Shkodrës?

39
Sigal

Gjatë orëve të fundit, SPAK njoftoi arrestime të bujshme në disa qytete të vendit. Të gjithë këto personazhe ishin denoncuar kohë pas kohe nga opozita reale si njerëz të lidhur me pushtetin dhe që bënin fushatën e rilindjes në qarkun e Shkodres. Blinin vota, kërcënonin votues, vidhnin lirinë e qytetarëve duke i detyruar që të votonin Rilindjen me para dhe pa para.

Pra, rilindësit Benet Beci i ka rënë në pranga i gjithë shtabi elektoral i përbërë nga biznesmenë me të shkuar kriminale, kriminelë aktivë, drejtues të lartë policie, dhe kryeprokurori i Kukësit. Të gjithë këta ishin shtabi elektoral i një njeriu pa shtyllë kurrizore, me zë të hollë që ka tenderuar mbi 2 miliardë euro tendera në 10 vjet. I butë, me zë të hollë, i “ëmbël” me të gjithë, i shkurtër që të mos duket shumë, me të gjitha veset e Gjushit të Durrësit dhe për të njëjtin motiv i zgjedhur nga Rama.

Një “sëmundje e butë” që mundohet të joshë të gjithë, t’i korruptojë të gjithë e ta kthejë Shkodrën majtas si Gjushi ë, Durrësin.

Por arrestimet e bujshme është e sigurtë që kanë edhe listën e përgjimeve të kryera nga institucionet ligjzbatuese ose shqiptare ose ndërkombëtare e që mund të bëhen publike.

E në këto përgjime të shtabit elektoral të Rilindjes është e sigurtë se janë edhe përfituesit politikë të masakrës elektorale të Shkodrës. Pra, Benet Beci.

Në këtë shtab ka edhe oligarkë, nga këta që i ka qejf shumë edhe kryeministri ynë, e të cilët herë shpallen me parti e herë pa parti.

A duhet që SPAK të veprojë edhe për përfituesit e terrorit elektoral në Shkodër? Ata që sot gëzojnë pushtetin e shëtisin si kryetarë bashkish pasi devijuan vullnetin e qytetarëve shkodranë me blerje e grabitje të votës.

Pse SPAK ndalon vetëm te banda që vodhi votat për Becin e nuk shkon edhe te përfituesi më i madh?