Pse duhet të ketë veting dhe t’u hiqet licenca edhe noterëve që sillen kundër ligjit si Julian Zhelegu

1798
Babëzia dhe etja për para ka shtyrë noterin Julian Zhelegu të dhuroj kuotat e Shoqërisë private të bllokuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nëpërmjet Urdhrit të Përmbaruesit
Në ditët e sotme kryefjala që secili prej nesh dëgjon nëpër median e shkruar dhe televizion është nevoja që ka Shqipëria për një kontroll rrënjësor dhe të gjithanshëm të sistemit të drejtësisë. Të gjithë e dimë që ka gjyqtarë të korruptuar dhe prokurorë të korruptuar të cilët jo vetëm nuk japin drejtësi, por bëjnë që qytetarët ta blejnë drejtësinë me para dhe ryshfete nga më të ndryshmet. 

Por asnjë prej nesh nuk ka menduar se vetëm gjyqtarët dhe prokurorët janë aktorët e vetëm të korruptuar të këtij sistemi kaq shumë të diskutuar. E keqja jonë nuk qëndron vetëm tek këta njerëz që detyrën e shesin me para. Ah sa mirë do të ishte sepse do ta kishim shumë të thjeshtë ta luftonin kancerin që ka hedhur rrënjë në shoqëri dhe metastazat e tij nuk do të mund të shtriheshin më thellë brenda nesh. 

Pranë nesh jetojnë dhe fitojnë para në mënyrë të padrejtë edhe shumë aktorë të tjerë të këtij sistemi. Ky shkrim ka për qëllim t’i ndërgjegjësojë qytetarët se kemi shumë njerëz të tjerë për të kontrolluar dhe shumë të tjerë po ashtu për të ndëshkuar për sjelljet e tyre të kundërligjshme dhe abuzive. Njëri prej tyre është noteri ynë “ i nderuar” Julian Zhelegu. 

Nuk do të ishte e ndershme të bëja një shkrim vetëm për të, deri sa në redaksinë e gazetës, u paraqitën fakte kaq komprometuese në ngarkim të këtij noteri, sa që qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se pronat e tyre nuk zhduken vetëm nga vendimet e gjykatës, por edhe nga letrat hapur të kundërligjshme që bëjnë edhe noterët si Julian Zhelegu.

Ky “palo” noter që as i tillë nuk duhet të quhet, me anë të një Kontrate dhurimi të hartuar në zyrën e tij, ka bërë që njëri prej ortakëve të shoqërisë “A….D….” sh.p.k., të dhuronte kuotat e tij tek një subjekt tjetër pa asnjë njoftim paraprak e pa kërkuar as mbledhjen e Asamblesë për miratimin e një veprimi të tillë, në padijeninë e plotë të ortakut tjetër që ka 50 % të kuotave të kësaj shoqërie.

Nëse ndokush prej jush mendon se ju duhet një noter që të bardhën ta bëjë të zezë dhe të jetë i lirë të kryejë çdo vjedhje pasurie me anë të vulës e firmës së tij, e gjetët një. Qytetarë të nderuar, vraponi në zyrën e noterit Julian Zhelegu dhe ai do të bëjë çdo veprim noterial që kërkoni ju apo kundërshtari juaj, pa më të voglin hezitim. Ankandi është i hapur e fiton ai qe paguan me shume e i bën gjerat në fshehtësi! Pronat tuaja do të zhduken me një të rënë të lapsit dhe ju nga pronar, një ditë të bukur do të jeni pa asnjë dyshkë në xhep, sepse në Shqipëri vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e noterit persona të tillë si Julian Zhelegu. Më poshtë për të ilustruar se si e kryen detyrën që i ka ngarkuar ligji ky noteri ynë kaq i zoti në kundërligjshmëri, po ju japim disa fakte nga letra e ardhur në redaksi. Në datën e kryerjes së këtij transaksioni nga noteri Zhelegu, kuotat e Shoqërisë kanë qenë të bllokuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nëpërmjet Urdhrit të Përmbaruesit “K….. B…. S…..” sh.p.k Nr. 1752/9 0782-16 Prot datë 15.09.2016, ku është urdhëruar: “Vendosja e masës së sekuestros konservative në aksionet / kuotat e subjektit “A…… D……” Sh.p.k me Nipt-J……., si dhe mbi të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i këtyre aksioneve / kuotave duke ndaluar tjetërsimin dhe/ose disponimin e tyre si dhe mos kryerjen e asnjë veprimi tjetër, i cili mund të ndryshojë të dhënat e regjistrit tregtar. Dokumentacioni do të qëndrojë i bllokuar deri në një urdhër të dytë “. Pra, Noteri publik, si personi i ngarkuar nga ligji, për verifikimin e ligjshmërisë apo rregullshmërisë si formale por edhe përmbajtësore, kishte detyrimin të verifikonte gjendjen juridike dhe mundësinë e lejimit apo jo të këtij transaksioni. Pra rezulton qartazi që nga ana e Noterit publik nuk është kryer asnjë verifikim në lidhje me gjendjen juridike të kuotave të kapitalit, një nga detyrat parësore të çdo Noteri në një proces tjetërsimi pasurie. Nga ana e këtij Noteri që pretendon se e zbaton ligjin në përsosmëri, është lejuar që në mënyrë të kundërligjshme të kryhet kalimi i një pjese të kuotave të kapitalit të Shoqërisë “A….. D……” Shpk nëpërmjet dhurimit nga F….. Sh…. tek G….. J….., Me anë të veprimeve të tij hapur në kundërshtim me ligjin, nga ana e atij që duhet të ruajë pronat tona nga hajdutët me kostume zyrtare por që bëhet njësh me ta, janë konsumuar të gjitha elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal. Pavarësisht ndalimit për realizimin e veprimit juridik të transferimit të kuotave në Shoqërinë “A….. D…..” Shpk, ky noter, të nderuar qytetarë, ka vepruar duke mos e përfillur haptazi këtë urdhërim të Zyrës Përmbarimore për vendosjen e masës së sekuestros konservative, duke konsumuar kësisoj të gjithë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga Neni 248 të Kodit Penal.

Do të pyesni ju, po si ka mundësi që një person që ligji e ngarkon me detyrën që të kujdeset për pronat e pasuritë tona, të kryejë një veprim të tillë? Të mos dijë vallë të kryejë edhe pjesën më elementare të detyrës së tij, sic është të shohë në regjistrat publikë të çdo institucioni nëse prona që po shet në padijeninë e plotë të personave që kanë lidhje direkt me të, është e pamundur të shitet apo dhurohet sepse është e bllokuar?

Por jo, noteri ynë duket se e ka harruar një fakt të tillë. Të jetë kaq i paaftë vallë, apo paratë e dhëna të kenë bërë që papritur të harrojë të kryejë një verifikim kaq të rëndësishëm sa ai në Qendrën Kombëtare të Biznesit? Në rrethanat kur këto kuota të kapitalit ishin të bllokuara dhe ishte urdhëruar nga Përmbaruesi gjyqësor moslejimi i kryerjes së asnjë lloj transaksioni, të çfarëdolloj forme, nga ana e Noterit nuk mund dhe nuk duhej të lejohej kryerja e një veprimi të tillë juridik. Por jo për noterin tone Julian Zhelegu, që lirinë për të kryer këto veprime e gjen duke shkelur hapur e pa frikë ligjin!

I nderuar lexues! Nëse ke fatin e keq që një ditë të bukur me diell të qëndrosh përpara zyrës së një noteri si Julian Zhelegu, duhet t’i drejtosh vetes një pyetje: Të jetë kaq e vështirë vallë që në Shqipëri dikush të kryejë detyrën e tij brenda ligjit?! Apo vetëm ata si noteri ynë Zhelegu ecin përpara në shoqëri, bëjnë para në kurriz të qytetarëve te ndershëm dhe te pambrojtur dhe nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë? Prandaj në titullin e këtij shkrimi ju them: Pse duhet të ketë Veting dhe t’u hiqet licenca edhe notereve që sillen kundra ligjit si Julian Zhelegu.

Nesër do t’ju njohim me fakte të tjera tronditëse të abuzimit të rëndë financiar të këtij ‘personi të lidhur keq me elementë dhe struktura të inkriminuara…
Veprimet e kundërligjshme dhe antiligjore të noterit Julian Zhelegu, babëzia dhe etja e tijë për para e kanë shtyrë noterin Julian Zhelegu të dhuroj kuotat e Shoqërisë private pa asnjë njoftim paraprak .

Noteri Julian Zhelegu minimalisht dhe në mbështetje të ligjit nuk ka kërkuar as mbledhjen e Asamblesë për miratimin e një veprimi të tillë, në padijeninë e plotë të ortakut tjetër që ka 50 % të kuotave të kësaj shoqërie.

Noteri Julian Zhelegu në mënyrë të vetëdijshme ka anashkaluar faktin tronditës dhe tepër të rëndësishëm që kjo pronë është e bllokuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nëpërmjet Urdhrit të Përmbaruesit.

Noteri Julian Zhelegu duhet të jetë pjesë e kontrollit dhe heqjes së licencës nga Ministria e Drejtësisë, hetimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Krimi i organizuar dhe organet e tjera të pastrimit të parasë dhe procedimit penal.
Sigal