PS-PD pa qëndrim për amendamentin e Ballës, mbi pronësinë e medias

512
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë mbajtur qëndrim të qartë lidhur me amendamentin për shfuqizimin e nenit 62 të ligjit te AMA-s propozuar nga Taulant Balla për pronësinë e medias. Në Komisionin e Medias ishte parashikuar shqyrtimi dhe dhënia e qëndrimeve mbi shkresat me të cilat OSBE, KE dhe BE kanë dhënë sugjerime për Kuvendin.
Musa Ulqini: Nuk shprehemi sot për këtë çështje. Komisioni të njihet një herë me letërkëmbimet.
Luçiaono Boçi: Mazhoranca të shprehë qëndrimin. Ka pasur kohë për të shqyrtuar shkresat e ndërkombëtarëve. Ligji është konsensual. Mazhoranca të qartësojë qëndrimet.
Fatmir Toci: Të dëgjojmë AMA-n këtu në komision. Seanca dëgjimore përpara hapjes së debatit.
Genc Pollo: T’i japim kohë kësaj çështjeje për diskutim. AMA ka dërguar një qëndrim të kundërt me të gjithë organizmat ndërkombëtarë, ndaj duhet dëgjuar.
Alfred Peza: Ndërkombëtarët thonë se drafti i propozuar është kundër standardeve evropiane. Janë kundër në mënyrë kategorike, por Diskutimi duhet të jetë më i thellë. Vendimi të jetë i paanshëm. Të ftojmë dhe grupet e interesit, median dhe shkollat e gazetarisë. Të thirret dhe Balla për të dhënë qëndrime qoftë dhe alternative nga drafti i parë.
Tafaj: Duhet të kishte një qëndrim mazhoranca. Ajo propozoi ndryshimin 
Sigal