Provokohet protesta në Fier/ Protestuesit ndalojnë ambulancën pa pacient

561
Sigal

Ka degraduar situate në Fier. Për të 2 herë protestuesit jane provokuar nëpërmjet ambulancave të cilat pretendojnë se janë me pacient.

Edhe pse 3 herët e para protestuesit I kanë lejuar ambulancat të kalojnë, duket se ata kanë shprehur dyshime në ambulancën e 2 duke I bllokuar rrugën, për të kontrolluar nëse kisghte apo jot ë sëmurë brenda brenda mjetit.

Mesa duket ata kanë hapur derën e automjetit dhe kanë veën re së asnjë pacient nuk ndodhej brenda saj.

Sipas raportimeve të gazetares së Fax News Fatmira Bajrami incidenti është shuar paqësisht, ndërsa vetë Luan Baçi ka qenë ai i cili ka kërkuar protestuesve dhe policisë shmangien e incidenteve. Po ashtu bëhet me dije se protestuesit në shenjë qytetarie kanë lejuar kalimin e 2 auto ambulancave në këtë aks.

Kujtojmë se mijra protestues janë mbledhur në protestën e sotme të opozitës në Fier. Protestuesit e ardhur nga Mallakastra, Fieri dhe Patosi janë mbledhur në këtë aks rreth orës 18:00 ndërkohë që ata janë shoqëruar nga ish deputetët Luan Baçi dhe Kejdi Mehmeti.

Pjesë e protestës së sotme përveç militantëve në Fier janë mbledhur edhe fermerë e biznese, ndërra është bërë plotësisht bllokimi i qarkullimit të automjeteve.