Provimi i fundit! 33 mijë maturantë do ti nënshtrohen testit të lëndës me zgjedhje

137
Sigal

Sot do të zhvillohet provimi i fundit për maturantët.

Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të lëndës me zgjedhje.

Provimi nis në 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30. 1 orë e 30 minuta para nisjes së testit të gjithë nxënësit do të duhet të paraqiten në shkolla me mjet identifikues për të bërë të mundur regjistrimin. Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit.

Deri më tani maturantët kanë dhënë provimet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Matematikës e Gjuhës së Huaj. Por, ndërkohë që nxënësit plotësonin provimet, në rrjetet sociale kanë qarkulluar tezat.

Kjo gjë ka treguar se edhe këtë vit, maturantët janë futur me celularë në shkolla pavarësisht se është raportuar se ambientet janë pajisur me bllokues valësh.