Protestuesit janë vendosur te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Sipas intenerarit të protestës, ky është edhe stacioni i fundit i protestës-marshim.
Gazetari i Boldnews raportoi nga terreni se disa nga xhamat e godinës së DVPT janë thyer.
Gjithashtu, është hedhur molotov në kopshtin e godinës.
“Lironi vëllezërit tanë”, ishte një nga thirrjet e protestuesve.