Protestuesit qëllojnë edhe ndaj gazetarëve

548
Opozita u ngrit këtë të enjte në një protestë kundër qeverisë. Protestuesit e grumbulluar para Kuvendit, aty ku deputetët mbanin seancën plenare, ishin të pajisur me vezë, domate, miell, manderina, patate, dhe tymuese blu. Ata qëlluan ndaj policisë që ishin rreshtuar në një kordon sigurie para Kuvendit, por sulmit me vezë të protestuesve të Partisë Demokratike nuk i kanë shpëtuar as gazetarët.
Disa protestues kanë qëlluar me vezë në drejtim të vendit ku ishin pozicionuar kameramanët dhe gazetarët e televizioneve që po ndiqnin protestën e opozitës para godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Në këtë moment kanë ndërhyrë disa drejtues të strukturave rinore të FRPD, të cilët kanë larguar nga turma personat që qëlluan me vezë. Pas këtij incidenti, situata ka qenë e tensionuar për disa minuta.
Sigal