Proteston biznesi i vogël në Tiranë, flet kreu i shoqatës: Nuk ndalemi! Grevë urie nëse nuk anulohet procesi i fiskalizimit

204
Sigal

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Albert Nasto ka paralajmëruar ditën e sotme se protestat nuk do të ndalen derisa qeveria të marrë masa për procesin e fiskalizmit që sipas tij dëmton rëndë biznesin e mesëm dhe të vogël.

Albert Nasto ngre dyshimet se ky proces bëhet për të demtuar qëllimisht biznesin e mesëm e të vogël, për shkak se Shqipëria po shkon drejt ekonomisë monopol.

Albert Nasto ndër të tjera shprehet se ky proces kërkon shpenzimin e të paktën 1300 eurove për secilin biznes të mesëm apo të vogël, por ka dhe kosto të tjera sepse këto biznese nuk kanë lartësine e duhur arsimore për të kryer procesin dhe i duhet të bëjnë një punësim shtesë për ta kryer.

Ditën e sotme qepenat e biznesit të vogël u tha se do te ulen për rreth një orë por ata jane ulur ne forme simbolike ne gjysem dhe kane vijuar aktivitetin. Nasto paralajmëron se biznesi i mesëm dhe i vogël po varrosen nga ky proces, dhe shton se nuk do të ndalen por do të shkojnë deri në grevë urie në mënyrë që qeveria ta shtyjë ose ta anulojë këtë proces.

Fjala e plote:

Kjo protestë kryesisht bëhet për ccështjen e shtyrjes së afatit të Fiskalizimit. Që të pajisemi me sistem fiskal do të thotë që të gjithë biozneset e mesme dhe të vogëla duhet të paguajnë jo më pak se 1300 euro. Jemi në kohën e pandemisë, jemi vendi më me pak ndihmë në rajon dhe Europë. Nuk është vetëm ccmimi 1300, është dhe sistemi vetë shumë i ndërlikuar. Nuk mund ta punojë dot biznesi. Nuk ka lartësinë arsimore për ta punuar këtë sistem. Është shumë i ndërlikuar, dhe nëse unë se punoj dot, atëherë duhet të marr punëtorë. Ne i kërkojmë qeverise shtyrjen e afatit të fiskalizimit. Ndoshta qeveria shqiptare të shikojë harrimin e këtij projekti, i cili do të varrosë biznesin e vogël dhe të mesëm. Shumë biznese në Tiranë janë biznese të mëdhaja. Ne kemi thënë gjithmonë që Shqipëria po kalon në ekonomi monopol.

Nuk janë pajisur më shumë se 15 mijë biznee në Shqipëri. Edhe biznesi që është futur në e-albania ka paguar 40 mijë lekë të vjetëra, por ky është vetëm fillimi. Ky është fillimi. Ne besojmë dhe i bëjmë thirrje qeverisë, ministrisë, parlamentit, deputetëve, që të anulohet ky projekt. Nuk mund të pranojmë mbylljen e mijërave subjekteve. Nuk mund të ndodhin për shkak të vendosjes së këtij sistemi të ndërlikuar, që synon ndoshta të dëmtojë biznesin e vogël dhe të mesëm. Është koncesnsion apo PPP nga dikush që nuk është as shtetas shqiptar. Është kompani kroate. Shqipëria gjysmën e bizneseve e ka në zona të larta që nuk ka as internet. Ky ështe fillimi. Kemi 6 muaj që dalim në media. Para pak ditësh kam pasur takim zyrtar me ministren e financave.  Do shohim ishte përgjigja. Ne nuk na pret puna. Protestat tona nuk do ndalen. Do shkojmë në grevë urie. Fundi do jetë i vështirë. Qeveria shqiptare duhet të shikojë se nuk është koha e duhur për të bërë sistem të tillë që nuk e ka Europa. Ne kemi parashikuar që me anë të këtij sistemi, do mbyllen rreth 60 deri 65% e bizneseve. Monopolet kanë përgatitur këtë program. Të paktën duhet të shtyhet për 2-3 vjet dhe ndoshta duhet të shikohet anulimi për biznesin e vogël e të mesëm që nuk ka lartësinë arsimore për ta punuar.