Protestojnë mjekët, del nga qelia shefi i Kardiologjisë së Spitalit të Shkodrës

486
Sigal

Gazeta Telegraf/

Gjykata e Shkodrës ka
vendosur që të lejë të lirë shefin e Kardiologjisë së Spitalit të Shkodrës, Edi
Smajlaj duke e cilësuar arrestimin e tij nga policia si të paligjshëm.

Vendimi është bërë
paraditen e sotme, ndërsa dhjetëra mjekë protestuan për të 3-tën ditë kundër
arrestimit të tij.

Mjekët ndërprenë punën
në shenje proteste, duke kërkuar lirimin e kolegut të tyre.

Me pankarta në duar ku
shkruhej “jo prangave”, ata thanë se do të vijonin protestat nëse nuk lirohej
shefi i kardiologjisë që sipas tyre thjesht ka kryer detyrën duke i dhënë
ndihmë pacientit.