Protesto: “Drejtësi për Haradinaj”

559
Sigal

Protesto: “Drejtësi për Haradinaj” 11 Janar 2017, ora 12.00
Tek Ambasada Franceze (blloku i ambasadave).

 Ditën e Mërkurë, datë
11 Janar 2017, ora 12:00 tek Ambasada Franceze (blloku i ambasadave) të gjitha
forumet politike rinore dhe organizatat rinore të shoqërisë civile do të
mblidhen për të protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje dhe për lirimin e
Z. Ramush Haradinaj. Ne besojmë se mbajtja e Z. Haradinaj në paraburgim në
Francë, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 është
e papranueshme dhe një fyerje për çdo shqiptar. Ne besojmë po ashtu se është
detyrimi ynë që të reagojmë ndaj kësaj padrejtësie që nuk prek një individ, por
çdo shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, në diasporë. Prandaj ju ftojmë të na
bashkoheni edhe ju për të ngritur zërin deri në lirimin e Z. Ramush Haradinaj.