Protestë në Levan të Fierit, banorët: Nuk kemi ujë të pijshëm, as kanalizime

590
Sigal

Ditën e sotme banorët e Levanit janë ngritur në protestë pasi shprehen se kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe kanë probleme me kanalizimet.

Sipas tyre probleme ka në Levan, Jaru dhe Shtyllas.

Ata kanë deklaruar se ditën e sotme puna në Njësinë Administrative të Levanit ka filluar në orën 7:00, që punonjësit të shmangin përballjen me banorët.

Protestuesit shprehen se i kanë bërë kërkesë bashkisë për bashkëbisedim me kryetarin e Armando Subashin pasi janë taksapagues të rregullt dhe duan takim për të zgjidhur këto probleme. Sipas tyre takimi duhet të zhvillohen edhe në praninë e punonjësve të njësisë Levan.

“Paguajmë edhe për shkollën takse edhe pse është shtetërore. Paguajmë taksë tokë e asnjë kanal i pastruar. Tvsh si në faturë te ujit edhe te dritave.

Nga 2011 deri tani Levani si i persekutuar. Të punësuarit në këtë njësi nuk janë nga Levani. Jemi fermerë, mbahemi nga toka dhe pensionet”, shprehet ata.

Protesta ende vazhdon dhe qytetarët shfaqen të revoltuar.