Protestat për Klodian Rashën / Reagimi i Monika Kryemadhit

240
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht që opozita të fshihet pas protestave të organizuara pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se do të ishte nder për të të ishte organizatore, por nuk është e vërtetë, duke iu përgjigjur kështy edhe akuzave të mazhorancës.

“Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë. Por sigurisht kompleksi dhe vetëpërmbajtja ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty. Edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë ndaj të rinjve. Nuk mund të themi që shqiptarët janë robota.

Në vrasjen e Klodian Rashës kemi katër deklarata nga policia e shtetit. Ndodhi diçka tjetër. Thelbi provokoi njerëzit. Manipulon në një mënyrë kaq flagrante kjo i nervozon njerëzit”, tha kryetarja e LSI.