Protesta – Një muaj në çadër, Basha, Ramës: Ti do të shporresh! Rrugë tjetër s’ka

476
Një muaj nga dita kur opozita ngriti çadrën e protestës para kryeministrisë, kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se kjo lëvizje nuk lodhet dhe as nuk dorëzohet deri në largimin e qeverisë Rama, krijimin e qeverisë teknike që do të organizojë zgjedhjet e lira.

Nga çadra Basha iu drejtua Ramës duke etiketuar “i pafytyrë” “surratsëz” dhe duke i thënë të bëjë gati valixhet e të dalë nga zyra sepse përndryshe qytetarët e bashkuar do ti lënë asnjë mundësi tjetër

Basha reagoi dhe lidhur me komente
Basha: “Hiq dorë nga kërcënimet. Kërcënimet e tuaja nuk pinë më ujë me qytetarët shqiptarë. Shqipëria nuk do të bëjë zgjedhje fasadë me krimin e paratë e drogës që të rrijë surrati yt në pushtet. Ti do të shporresh e ne do të kemi qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të patur.
Sigal