Protesta në Shkodër/ Procedohen penalisht dy zjarrfikës dhe 17 minorenë

263
Sigal

Policia e Shkodrës njofton se pas protestave të zhvilluara, janë proceduar penalisht 8 persona, pasi sipas policisë kanë organizuar tubim të paligjshëm. Për shkak të moshës, janë proceduar 17 minoren, për shkatërrim prone, ndërsa 21 të tjerrë janë proceduar për pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

Gjithashtu edhe dy punonjës të zjarrfikëses së Bashkisë Shkodër, janë proceduar për shpërdorim detyre.

Policia njoftoi se ka proceduar penalisht për shkatërrim prone 17 minorenë.

“Më datë 12.12.2020, rreth orës 11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është organizuar një tubim i paligjshëm. Gjatë marshimit një grup të miturish kanë thyer disa banderola në sheshin “Nënë Tereza” dhe kanë tentuar të kryejnë veprime të dhunshme, por janë penguar nga punonjësit e Policisë. Nga sendet e forta dhe lëndët piroteknike të përdorura nga këta persona është dëmtuar një punonjës policie.

Më pas, pjesmarrësit në tubim janë shpërndarë në disa grupe dhe drejtime të ndryshme. Një grup personash është drejtuar te selia e një subjekti politik. Disa persona të mitur kanë ushtuar veprime të dhunshme duke thyer e shkatërruar xhamat e dyert dhe më pas kanë nxjerrë dhe djegur orenditë që ndodheshin brenda godinës.

LEXO EDHE  Humb jetën si pasojë e Covid-19 mjeku i njohur/ Emri+FOTO

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bazë të pamjeve filmike, kanë proceduar penalisht 17 minorenë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu janë proceduar si organizatorë të kësaj proteste, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme shtetasit V. A., A. S., A. Q., Z. Gj., S. H. , N. M., L. M. dhe I. Q.

Njëkohësisht janë proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 21 shtetas të tjerë.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, dy punonjës të repartit zjarrfikës, shtetasit T. M. dhe R. B., të cilët ishin në shërbim dhe kanë reaguar me vonesë pas njoftimit të bërë nga Salla Operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit para godinës së një subjekti poltik”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.