Protesta jep efekt, studentët e FSHN lejohen të hyjnë në auditore

331
Sigal

Protesta e ditës së sotme duket se dha rezultatet e para.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore lejohen të hyjnë në auditore pasi organizuan protestën para ministrisë së Arsimit.

Këta studentë do mirëpriten në auditore edhe pse nuk janë të vaksinuar dhe nuk kanë as testin negativ të PCR-së.

Ditën e sotme ishte paralajmëruar për një protestë që do të niste në orën 10:00 tek sheshi Nënë Tereza dhe do të vijonte me marshimin drejt kryeministrisë, por plani ndryshoi kur një pjesë e studentëve, përkatësisht ata të Fakultetit të Shkencave Natyrore, u zhvendosën drejt ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.