Protesta edhe në Korçë e Sarandë pas abūzimit me të miturën: Forconi dënimin për përdhūnuesit!

358
Sigal

Abūzimi sēksual me të miturën në Babrru, nga roja i shkollës ku mësonte ka sjellë reagime të forta qytetare dhe protesta jo vetëm në Tiranë.

Mësohet se qytetarët kanë dënuar me forcë dhe kanë marshuar kundër këtyre fenomeneve, në Korçë e Sarandë. Ata kërkojnë forcimin e dënimit për abuzūesit.

Në Korçë, në sheshin e qytetit kanë dalë në protestë gra dhe vajza që mbajnë në duar pankarta.

Motoja është njësoj si në Tiranë “Për Fëmijërinë e Vjedhur”.

Në formën e një marshimi edhe nga “Sheshi Nënë Tereza” i Sarandës kanë marshuar sot nëna me fëmijë, të rinj e të reja, politikanë për t’i thënë “Stop abūzimit, për fëmijërinë e humbur, për jetën…”