Sigal

Banorët e zonës së Astirit edhe këtë të premte kanë dalë sërish në rrugë duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, i cili përgjatë segmentit të tij prek shumë shtëpi në zonën e Astirit.

Duke folur për mediat, banorët  deklaruan se tashmë është vërtetuar se ky projekt është abuziv dhe duhet menjëherë të anulohet sa nuk është vonë. Gjithashtu ata shprehën vendosmëri se shtëpitë e ndërtuara me djersë do t’i mbrojnë me forcë dhe për këtë do të japin edhe jetët e tyre.

“Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të sjell ndriçimin dhe pemët të cilat i hoq këtu. Më shoqëruan pa asnjë shkak. Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos  dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. ne kemi 62 ditë që jemi këtu”, tha një banor.

Një tjetër banor u shpreh: “Kokën nuk do ta ulim, në kërkojmë nga organet e shtetit  shqiptar anulim projekti Projekti është korruptiv. Si ka mundësi ta zhvlerësosh kaq shumë pronën e qytetarit. Si mund të këtë shtet të së drejtës. Kurrë s’do  ta ulim kokën pa dhënë frymën tonë. Të drejtën tonë do ta gjejmë me forcë”.