Protesta e PD, policia nuk do lejojë autobusët brenda qytetit: Ja rrugët e bllokuara

579
Një ditë para protestës së opozitës, Policia e Tiranës publikon masat duke paralajmëruar qytetarët për rrugët ku nuk do të lejohet parkimi.
Nuk do lejohet parkimi duke filluar që sot më datë 16.12.2015, në orën 00:00 deri në përfundim të protestës së nesërme në rrugët e mëposhtme:
1. Rruga “Xhorxh Bush” (nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”)
2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë sheshin “Skënderbej”
4. Rruga “Abdi Toptani” (drejtoria e Burgjeve)
5. Rrugica tek ish-PD.
Ndërkohë gjatë protestës pritet të bllokohet Rruga “Xhorxh Bush”; rruga “Abdi Toptani”; Sheshi Skënderbej.
Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore. Autobusët nuk do lejohen në brendësi të qytetit. Kufiri do të jetë pallati i sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi pranë fakultetit Ekonomik.
“I sugjerojmë qytetarëve të largojë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin”, mbyll njoftimin e saj Policia e Tiranës.
Sigal