Protesta e opozitës, reagon OSBE: Dënojmë nxitjen politike të dhunës, policia të reagojë…

447
Sigal

Pas protestës së opozitës, ka ardhur reagimi nga OSBE. Në këtë reagim, OSBE dënon dhunën dhe shprehet se policia duhet të reagojë në mënyrë përpjestimore.

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë.

Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, thekson OSBE.