Sigal

Jo vetëm qytetarët dhe protestuesit e Unazës së re, por dhuna policore ka rënë dhe mbi deputetët e opozitës, të cilët ishin të pranishëm mbrëmjen e sotme në krahë të qytetarëve.

Deputetët Flamur Noka, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi janë përplasur dhe shtyrë me dhunë nga forcat e policisë të pranishme në protestë.

Dhuna ndaj deputetëve të opozitës është ushtruar pas urdhrit të NënDrejtorit të policisë Xhovalin Loci.