Dhuna e protestuesve ka prekur edhe objekte të ambasadës zvicerane në Tiranë.
Duke qenë se protestuesit janë shpërndarë si pasojë e gazit lotsjellës, ata kanë vijuar aktet e dhunshme në vende të tjera të qytetit ku nuk ka munguar as zona e ish Bllokut. Nga pamja vihet re se qytetarët kanë dëmtuar edhe godinën e rojes së ambasadës zviceriane aty pranë.