Sigal

Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme.

Në ditën e 39-të të protestës, ata kanë djegur goma, buzë rrugës.

Banorët kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë për shembjen e ndërtesave të tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Një nga tre lotet për ndërtimin e këtij segmenti, është pezulluar tashmë, pasi kompania që përfitoi fondin kryesor prej 18 mln eurosh nga 40 milionë euro gjithsej, rezultoi se kishte falsifikuar dokumentet për përfitimin e tenderit.