Prokuroria e Përgjithshme konfirmon, zyrtarisht se gjykatësja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar me vendim të formës së prerë nga e gjykata e Janinës në vitin 2005 në Greqi. Dokumenti është autentik dhe komisionet e Vettingut, ministria e Drejtësisë dhe SPAK, kanë përgjegjësi për fshehjen e këtij skandali. Reagon kreu i Avokatëve Penalistë: Prokuror dhe gjyqtarë paguajnë 50 -100 mijë euro KLGJ dhe KLP për 1 transferim, ndërkohë që të tjerë avokatë kanë akuzuar në kulmin e vettingut, se shifrat e pagesave kane shkuar deri në 500 mijë euro
Irena Gjoka e dënuar në Greqi! Prokuroria e Përgjithshme konfirmon: Dokumenti është autentik
Konfirmohet zyrtarisht se gjykatësja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi. Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, publikoi një dokument, ku Prokuroria e Përgjithshme konfirmon dënimin me burg dhe gjobë të Irena Gjokës nga gjykata e Janinës në vitin 2005.

Pasi tentuan ta fshehin për dy vjet, edhe institucionet shqiptare, kanë konfirmuar zyrtarisht se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë. Kryetarja e Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja, publikoi në Syri , një dokument zyrtar që konfirmon se Irena Gjoka është dënuar me burg dhe gjobë në Greqi. Sipas Adriana Kalasë, pas një zvarritje dhe tentativave për të amnistuar gjyqtaren e GJKKO, Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, duke i konfirmuar se Irena Gjoka është dënuar nga gjykata e Janinës në vitin 2005. Kalaja akuzoi drejtpërdrejtë ish-ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK, Altin Dumani, se kanë fshehur dënimin ndaj Irena Gjokës me qëllim që gjyqtaren e GJKKO, ta përdorin kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë të Kryeministrit Edi Rama.Adriana Kalaja paralajmëroi se fshehjen e këtij dënimi nga Dumani dhe Manja do ta ndjek në rrugët e drejtësisë, deri në Strasburg.
Drejtuesja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja u shpreh gjithashtu se pas publikimit të këtij vendimi , ndaj Irena Gjokës duhet të merret masë sigurie nga SPAK, ndërsa e cilësoi gjyqtaren e GJKKO si person me rrezikshmëri të lartë.Pjesë nga përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme: Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, me shkresën nr.183/51 prot., datë 08.05.2025, i është drejtuar me kërkesë për informacion Ministrisë së Brendshme, me qëllim verifikimin e pasaportës së zakonshme me nr. 1068376/98. Deri aktualisht, me shkresën nr.216/7 prot., datë 15.07.2025, Ministria e Drejtësisë ka përcjellë përgjigjen e autoriteteve gjyqësore greke në lidhje me kërkesën tonë nr.183/49 prot., datë 07.05.2025, nëpërmjet të cilës konfirmojnë se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të Prokurorit. Bashkëlidhur është dërguar një kopje e njehsuar me origjinalin e këtij vendimi.Me shkresën nr.2491/2 prot, datë 30.06.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, i është përgjigjur kërkesës sonë nr. 183/51 prot., datë 08.05.2025, nëpërmjet të cilës konfirmohet se pasaporta me nr. 1068376/98 figuron në grupin e pasaportave të lëshuar më datë 16.06.1998 nga Drejtoria e Policisë Qarku Fier. Formularët e praktikave të këtyre pasaportave janë asgjësuar pas kalimit të afatit 5 vjeçar.

Liria e medias në rrezik, dhunohet gazetari i ‘Piranjave’, Edon Kuqi
Një incident i rëndë është regjistruar në stadiumin “Selman Stërmasi, ku gazetari investigativ i emisionit Piranja, Edon Kuqi është përballur me një akt dhune dhe kërcënime, teksa po kryente detyrën e tij.
Konkretisht, gazetari Kuqi dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave sipas denoncimeve nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.
Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshm, ndërsa në konflikt u përfshi edhe Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili i mori me forcë telefonin gazetarit.
Në pamjet e publikuara shihet edhe momemti i përplasjes teksa gazetari nxirret jashtë nga një person në tavolinë, i cili i drejtohet duke i thënë se i vendosi në siklet biznesmenët me pyetjet e drejtuara.
Ky nuk është një sulm vetëm ndaj Edon Kuqit, por një sulm ndaj medias dhe transparencës, ndaj kërkoj që instancat të vihen në lëvizje.
Prokurorë e gjyqtarë paguajnë 100 mijë euro KLP dhe KLGJ për një transferim
Avokati dhe kryetari i shoqatës të Avokatëve Penalistë, Saimir Visha, ka plasur skandalin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Visha deklaron se KLP dhe KLGJ paguhen nga 50-100 mijë euro nga prokurorë e gjyqtarë për një transferim.
Por nuk përfundon me kaq. Sipas avokatit, të gjithë prokurorët e gjyqtarët e transferuar kërkojnë të gjykojnë vetëm çështje penale që kanë më shumë përfitim monetar.
Avokati thekson se KLGJ dhe KLP kanë sjellë gjyqtarët dhe prokurorët 27-vjeçarë, përkundrejt pagesave, të gjithë në Tiranë dhe e gjithë kjo do të bjerë mbi kurrizin e popullit që do të paguajë transfertat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj.
“Të lëvizësh nga një qytet në tjetrin bileta është e lirë. Edhe për të ardhur nga qytetet e largëta në Tiranë nuk kushton.
Por ka ca tarifa që të lëvizësh në rrethe të mira apo të vish në Tiranë!!!
Këtu Stop. Kujdes. Mendohu. 50 deri 100 mijë euro, i paguhet jo autobusit, as taksisë, por KLP dhe KLGJ nga gjyqtarë e prokurorë për një transferim qofshin edhe të komanduar.
Dhe çudia vazhdon. Të gjithë të transferuarit kërkojnë të gjykojnë vetëm çështje penale se aty është leku, civile të vonon, familjarë s’të jep gjë…
Bravo KLGJ dhe KLP, i sollët gjyqtarët dhe prokurorët 27-vjeçarë, përkundrejt pagesave, të gjithë në Tiranë.
Mjerë populli që do paguajë transfertat e prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj…”, shkruan Visha.
Vettingu, pasqyra e dështimit me 500 mijë euro
Reforma në drejtësi iu shit qytetarëve dhe ndërkombëtarëve si një proces demokratik, por në fakt u kthye në një mekanizëm për interesa të fshehta. Miliona qarkulluan nën tavolina për të kaluar vettingun, dhe jo vetëm për vettingun. Vetingu synonte pastrimin e sistemit të drejtësisë, ndërkohë prokurorë e gjyqtarë e kalonin vetingun duke paguar 500 mijë euro. Madje reforma u paraqit edhe si një nga ndërhyrjet më thelbësore për të shëruar sistemin shqiptar të drejtësisë dhe për të ndërtuar institucione të besueshme, të pavarura dhe profesionale. Por sot, disa vite më pas, realiteti tregon një tjetër fytyrë tjetër , ku në pozicione kyçe të drejtësisë kërkojnë të vendosen militantë.
Gjykatat shqiptare ndodhen në kolapsin më të thellë historik dhe në kushtet e një emergjence kombëtare me stokun në rritje të dosjeve dhe shqiptarët që zvarrisin në gjykatë, ndërsa trupa gjyqësore nuk përmbush dot detyrat.Janë mbi 200.000 dosje që presin për gjykim dhe duhet të kuptojmë që gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm po gjykon akoma çështje të vitit 2017, 2018.



















