Pronat, ndahen 50 milionë lekë për kompensim

602
Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve për kompensim financiar me kërkesa të veçanta bazuar në ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Më konkretisht, Agjencia e Pronave bëri me dije se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e disa aplikimeve me objekt, kompensimin financiar me kërkesë të veçantë dhe me anë të vendimeve të saj ka miratuar pranimin e 7 kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë. Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se për 6 aplikime, vendimet e tyre përfitojnë kompensim financiar. Për 1 aplikim është vendosur përfundimi i procedimit administrativ. Bazuar në të dhënat e vendimeve, që kanë njohur të drejtën e kompensimit subjekteve të shpronësuar, shuma totale që do të shpërndahet është 8 milionë lekë, fond që do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Për këto aplikime, si rrjedhojë e zbatimit të formulës së kompensimit të miratuar në Ligjin nr. 133/2015, buxhetit të shtetit i kursen një shumë prej 58,5 milionë lekë.
Sigal