Pronarët e furgonave paguajnë për të shkatërruar transportin hekurudhor

531
Sigal

Flasin për “Telegraf” drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore, Edmond Dobi dhe kreu i Sindikatës së Punonjësve të Hekurudhës, Osman Meta

Hekurudha shqiptare tashmë është në kolaps të plotë. Duke biseduar me Osman Metën, kreun e Sindikatave të Pavarura të Hekurudhës, mësohet se pasi janë shkurtuar në fillim të vitit 250 punonjës, të cilët i përkisnin fazës së pushimeve, janë pushuar para 3 muajsh edhe 150 të tjerë. Gjatë këtij viti janë shkurtuar rreth 400 vetë. Ndërsa shumë punonjës të tjerë janë paguar me 50 % të pagave. Hekurudha ka pasur një fuqi punëtore rreth 1800 punonjës tashti ka arritur në 1380 vetë. Dhe ndërkohë investimet kanë shkuar drejt shuarjes. Përveç statistikave që thotë Osmani, për të parë gjendjen e hekurudhës sot mjafton të hedhesh një shikim që në stacionin e trenit dhe të mos kesh nevojë për komente të tjera. Kjo pasi mjediset janë kthyer në një rezervat ferrash dhe vend depozitimi mbeturinash. Ndërkohë që, semaforët nuk funksionojnë më. Me shikim të lirë konstatohen semaforët pa llambat ndriçuese.

Konkurrenca e pandershme

Sipas udhëtarëve udhëtimi me tren edhe pse është më i lirë se furgonat, është bërë i vështirë. Xhamat në të shumtën e rasteve janë të thyera me gurë. Drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore, Edmond Dobi thotë se, për këtë është fajtor komuniteti për rreth hekurudhës, të cilët shqetësohen nga trenat tanimë që kanë ndërtuar shtëpitë në rrëzë të hekurudhës. Ndërsa, shton Dobi ka raste që trenat qëllohen edhe për konkurrencë në transport. Pas Spitalit Ushtarak, -thotë ai -organizohen shpesh grupe fëmijësh 13-14 vjeçar që qëllojnë me gurë dhe i thyejnë xhamat e trenave dhe dëmtojnë çdo pjesë të tyre. Këto grupe vandeliste paguhen nga pronarët e autobusëve dhe atyre të furgonave që për qëllime përfitimi tentojnë të nxjerrin jashtë funksionit transportin hekurudhor. Madje nuk kanë munguar as raste e dëmtimit, devijimit dhe vjedhjes se shinave të trenave.

Mbikalimet, burim aksidentesh

Po në rrezikshmëri të madhe në hekurudha paraqesin tashmë edhe mbikalimet e paligjshme. Vetëm në linjat Durrës- Tiranë ato janë mbi 40. Dhe sipas Drejtorit të Infrastrukturës Hekurudhore, Edmond Dobi në një prononcim për mediat, vetëm gjatë këtij viti në mbikalimet e paligjshme kanë ndodhur rreth 5 aksidente kur treni është përplasur me mjete që kalojnë në kryqëzimet e sajuara. Ato, mbeten shkak i përhershëm për precedent ngjarjesh të jashtëzakonshme. Ai thotë se këto mbikalime vinë nga banesat që janë ngritur në afërsi të hekurudhës dhe që janë krejtësisht jashtë ligjit. Kodi hekurudhor sipas, Dobit, nuk pranon banesa në afërsi të Hekurudhës dhe këto për arsye të sigurimit teknik. Për ketë i jemi drejtuar shpesh pushtetit lokal dhe shpesh na kanë ndihmuar, por kjo ndihmë ka qenë e mangët, pasi sapo jemi larguar ne që i kemi prishur këto mbikalime, ata i kanë rivënë përsëri në funksion. Kështu që nën presionin e komunitetit ata nuk arrijnë që t’i ndalin. Për këtë duhet këmbëngulur që mbikalimet të bëhen sipas kodit të Hekurudhës një në një zonë prej 2.5 km. Po shtimi i tyre ka bërë që të ulet shpejtësia e lëvizjes së trenave gjysmë për gjysmë. Nga 100 km që duhet të jetë në orë. Lidhur me këtë gjendje që ka dalë jashtë kontrollit është konstatuar që vetëm në zonën Laprakë- Kashar mbikalimet janë mjaft të shpeshta sa që në një gjatësi lineare prej 200 m janë konstatuar 6  mbikalime. Banorët kanë filluar që të bëjnë mbikalim thuajse për çdo shtëpi në afërsi të hekurudhës.

 Mashinisti, Soku: “Tek ne udhëtimi me tren është i vështirë”

Ndërsa sipas makinistit Darian Soku nga Tirana në Vorë janë mbi 10 mbikalime të paligjshme, kundrejt dy mbikalimeve të ligjshme. Ai thotë se gjatë udhëtimit me tren jemi shumë në tension se mos na ndodhin aksidente. Kemi patur raste kur jemi përplasur me makina. “Para disa ditëve, në zonën hekurudhore pas Spitalit Ushtarak, kam përplasur me tren një makinë që preu rrugën në mbikalesë të sajuar. Unë i rashë sirenës po ai nuk dëgjoi. Megjithëse frenova  atë e përplasa, por shyqyr që shpëtoi shoferi pa dëm. Dhe njerëzit këtu janë të painformuar se si funksionon lokomotiva kur udhëton. Shumë makinistë janë detyruar që të fshihen.