Promovohet libri i Campbell, Rama fton 2 fitimtarë, De Biasin e Sacchin

537
U promovua sot në ambientet e kryeministrisë libri i gazetarit anglez Alastair Campbell “Fitimtarët” i Alastair Campbell. Rama në promovimin e “Fitimtarëve” ka ftuar si pjesë të panelit dhe dy fitimtarë në vetvete siç i quan ai tranjerin e Kombëtares Gianni De Biasi, si dhe të famshmin tranjerin e Italisë Arrigo Sacchi.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u duk sikur i ka kërkuar tranjerit De Biasi me insistim një përgjigje për zgjedhjen e tij të qëndrimit në kombëtare apo jo. Në fjalën e tij mes shakasë ai i ka kujtuar tranjerit se Shqipëria e ka bërë të madh duke i thënë ” kontratë me shumë para apo prestigjin e të shkuarit në Francë”- tha Rama .
Sipas parathënies së librit “Pas largimit nga politika e vijës së parë, – shprehet Campbell, zbulova se shumë prej bizneseve punonin pa objektiva, ishin të varfra në strategji, fushata, komunikim e menaxhim krizash dhe, shumë të tjera, ose nuk kishin taktika, ose ngatërronin strategjinë me taktikën. Për këtë arsye, shpjegon autori, fokusi në librin
“Fitimtarët” është tek ata që kanë treguar se kanë aftësinë për të fituar, që konkurrencën e kanë shfrytëzuar si mundësi për të ecur përpara dhe se si (nëse) mjetet dhe strategjitë e përdorura prej tyre, mund t’i transferojmë e zbatojmë në jetët tona, se si botë, në dukje aq të ndryshme, si ajo e sportit, politikës dhe biznesit mund të mësojnë nga njëra­tjetra. Alastair Campbell është i njohur në Shqipëri. Për ata që politikën e kanë “punë”, emri i tij shpesh lidhet me një tjetër, Tony Blair.
Sigal