Afera me mbetjet e rrezikshme të Kurum, ka rezultuar në 33 masa arresti.
Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka miratuar 33 masa arresti, mes të cilave 26 arrest me burg dhe 7 arrest në shtëpi.
Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe të Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë.
Masa sigurie janë lëshuar për drejtues të kompanisë, biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave.
Dyshimet e Prokurorisë janë për një sërë veprash veprat penale si, “Kontrabandë me mallrat ë ndaluara ose të kufizuara”, “Transport i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorim detyre”, etj.






















