Prokuroria nis hetimet/ Grumbuj pulash të ngordhura në Durrës, rrezik për sëmundje

134
Sigal

Ngordhja masive e shpendëve ka krijuar një situatë shqetësuese në Durrës. Prej ditësh në ambientet e jashtme ndodhet një grumbull pulash të ngordhura.

Përfaqësues të dy subjekteve thonë se kanë pësuar dëm të madh financiar me ngordhjen e rreth 1 milionë pulave.

Sipas tyre, situata është kritike edhe për shkak të një përhapje të mundshme të ndonjë sëmundje te njerëzit, duke qenë se nga Ministria e Bujqësisë nuk është marrë asnjë masë për asgjësimin e pulave të ngordhura.

Apeli i tyre i drejtohet institucioneve që të gjendet një vend i përshtatshëm për eliminimin e pulave të ngordhura, por edhe të shfarosen shpendët e gjallë në kapanone, të prekura nga sëmundje.

Ditët e fundit, në disa pulari në Durrës, por edhe qytete të tjera ka pasur ngordhje masive të pulave. Ministria e Bujqësisë raportoi më 17 Mars se u konstatua se shpendët ishin prekur nga “laringotrakeiti infektiv” – që nuk transmetohet te njerëzit.

Ndërkohë, një ditë më parë, Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve në një stabiliment në Durrës.

Sipas Ministrisë, “hetimi epidemiologjik deri më sot flet për rast të izoluar”. Ministria e Bujqësisë thekson se “nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit, shpendëve e vezëve”. Nga ana tjetër, edhe prokuroria  ka nisur hetimet