Prokuroria nis 3 hetime në lidhje me Teatrin

396
Sigal

Prokuroria e Tiranës, bëri me dije fillimin e tre hetimeve, atë të kallëzuar nga policia ndaj 7 të arrestuarve, dhunën e denoncuar nga protestuesit dhe procedimin mbi një kallëzim të Aleacës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj inxhinierëve që konkluduan aktin mbi të cilin u bazuar vendimi për prishjen e teatrit.

“Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga Policia e Shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.06.2020. Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga koordinatorja Lorena Salillari.

Aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierë, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola. Sipas aktivistëve, këta persona kanë kryer shembjen e teatrit pa një akt ekspertim fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi të kryera nga kolegët e tyre dy vite më parë, të cilët nuk kishin dhënë atëherë një qëndrim përfundimtar. Ndërkohë dhjetra aktivistë kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga oficerë të policisë, që u filmuan duke përdorur shqelma dhe grushta ndaj protestuesve.