Prokuroria kthen “antenën” nga skandali “Pollo”, rihap dosjen 20 milionë euro të dixhitalizmit të RTSH

571
Pas një qetësie prej 2 vitesh, qysh prej shpërthimit të skandalit “Pollo”, hapet dosja e këtij skandali, të “gatuar” prej ish-Ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit Genc Pollo, për dixhitalizimin e operatorit publik TVSH, me fond prokurimi 20 milionë euro, me objekt “Financimin, dizajnimin, instalimin, trajnimin dhe transmetimin e frekuencave në një sistem dixhital (DVB-T2)”. Prokuroria e Përgjithshme, ka urdhëruar tre ditë më parë rihapjen e kësaj dosjeje skandaloze tipik vjedhjeje, me subjekt “krim financiar” me fondet publike. Kjo dosje e cila u regjistrua 2 vite më parë në Prokurorinë e Përgjithshme si “krim i rëndë”, u la në heshtje prej klientelizmit të drejtëissë në raport me ish-ministrin, por së pari, për shkak të ndikimeve e presioneve politike që iu bën organit të akuzës prej kupolës së ish-pushtetit, duke e detyruar drejtësinë që ta bllokonte e të “qepte gojën”. Tashmë, kapaku i dosjes së skandalit të koduar “Pollo”, u hap përsëri. Çfarë përmban kjo dosje e bllokuar dhe e “pluhurosur” prej 2 vitesh, madje edhe me shënimin “Dosje e konservuar”, që ka kuptimin: “E mbyllur përfundimisht”? 
Skandali “Pollo”, data e nisjes së tenderit u shpall 10 ditë pas mbylljes së ofertave
Eshtë një skandal, i cili ka nisur qysh në muajin mars 2013, kur ministri Genc Pollo, në emër të qeverisë shqiptare shpalli publikisht në “Financial Times” njoftimin zyrtar, për procedurën tenderuese për dixhitalizmin e shërbimit të Radio Televizionit Shqiptar. Skandali “Pollo”, ka nisur që me afatin e shpallur publikisht për paraqitjen e ofertave, i cili zbulohet se përbën një skandal të “detajuar” për abuzim në këto afate. Konkretisht, për këtë tender, njoftimi i bërë në “Financial Times”, përcakton datën 5 prill 2013 për prezantimin e ofertave dhe datën 6 maj 2013 për mbylljen e afatit të marrjes së tyre. Ndërsa në “Buletinin e Prokurimit Publik”, në gjuhën shqip e anglisht, përcaktohet data 12 prill 2013 për prezantimin e ofertave dhe data 13 maj për mbylljen e afatit të pranimit të tyre. Skandali vazhdon me një datë tjetër abuzive, që provon mafiozllëkun e procedurës fiktive të shpalljes së tenderit të dixhitalizmit të RTSH. Ja si është përgatitur skenari i mashtrimit me data, mashtrim zyrtar i qëllimshëm, i cili dënohet me ligj si “krim i paramenduar shtetëror”. Konkretisht, njoftimi i tenderit në “Buletinin e Prokurimit Publik”, është publikuar në buletinin e datës 22 prill 2013, ndërkohë që afati për pranimin e ofertave është njoftuar data 12 prill 2013(!), pra 10 ditë përpara se të njoftohej shpallja e tenderit zyrtarisht. 

Ndryshe janë shpallur afatet në “Financial Times” dhe ndryshe janë shpallur në “Buletinin e Prokurimit Publik”, botim zyrtar i (APP) Agjencisë zyrtare të publikimit të zhvillimit të tenderëve me të dhënat përkatëse! Skandali “Pollo” me tenderin për dixhitalizimin e operatorit publik TVSH, me fond prokurimi 20 milionë euro, me objekt “Financimin, dizajnimin, instalimin, trajnimin dhe transmetimin e frekuencave në një sistem dixhital (DVB-T2)”, vijon me shpalljen e datës 31 maj 2013, për nënshkrimin e kontratës me firmën fituese, pa respektuar afatet ligjore kohore, për ndonjë ankimin të operatorëve konkurrues në këtë tender! Në njoftimin e bërë publik për shpalljen e tenderit, (ish)ministri Genc Pollo deklaron njoftimin e nisjes së procedurave të tenderit, duke theksuar se procedurat dhe kushtet për aplikim firmat do t’i gjejnë në një portal “online” të ministrisë, duke nisur nga data 5 prill 2013, por që ai portal nuk u hap kurrë. 
Skandali “Pollo” përfundoi në gjykatë, po aty u “nguros”
Skandali “Pollo” me vlerë 20 milionë euro për dixhitalizimin e TVSH. U çua edhe në gjykatë nga palët konkurruese në tender, konkretisht nga kompania “Rohde&Schwarz” e cila akuzoi me padi të detajuar ish-ministrin Pollo si autori i skandalit të këtij tenderi. Shoqëria “Rohde&Shëarz” kërkoi Anulimin e aktit administrativ (tenderit) me urdhër fituesi Nr.11, datë 17.06.2013, me përmbajtje “Për përzgjedhjen dhe shpalljen e shoqërive fituese për ndërtimin e rrjeteve numerike (dixhitale) të operatorit publik (RTSH)”. Kujtojmë, që sipas dosjes së skandalit “Pollo”, që 3 ditë më aprë e ka rihapur prokuroria, rezulton se kompania konkurruese “Rohde&Schwarz” ka paraqitur ofertën me parametra më të leverdishëm financiarisht, më të avancuar teknologjikisht, më të kompletuar funksionalisht dhe më të sigurt si jetëgjatësi shërbimi, por është skualifikuar prej ministrisë dhe prej komisionit “Pollo”, të përzgjedhur për të shpallur fituese firmën që ishte përcaktuar qysh me parë me klientelizëm! Kujtojmë, gjithashtu, që në tenderin “Pollo”” me vlerë 20 milionë euro, garuan 4 kompani, konkretisht kompania suedeze “Ericsson”, kompania japonezes “Nec”, kompania kineze “Huaëei” dhe kompania gjermane “Rohde&Schwarz”. 

Përpara dhe pas shpalljes së tenderit, ish-opozita PS, reagoi ashpër për skandalin “Pollo” me tenderin për dixhitalizmin e shërbimeve të RTSH, duke e akuzuar ish-ministrin Pollo për tender të organizuar në mënyrë pirate e private pa respektuar ligjin që organizimin e këtij tenderi ia njeh si të drejtë vetëm RTSH dhe AMA. ndaj dhe e çoi këtë skandal në prokurori, duke depozituar gjithë procedurën e tenderit “Pollo”, por dosja nuk u hap e as opozita pas 3 muajsh kur hyri në zyrat e pushtetit, nuk kërkoi hapjen e saj, duke “harruar” tender-krimin me vlerë 20 milionë euro abuzim me taksat e shqiptarëve! 
Kompania “Ericsson”, ka kërkuar ndëshkimin dhe anulimin e skandal-tenderit “Pollo”
Kompania suedeze “Ericsson” menjëherë pas “finalizimit” të tenderit abuziv e klientelist për dixhitalizmin e RTSH, ka denoncuar me fakte shkeljet e rënda ligjore mbi të cilat ishte “gatuar” skandali “Pollo” me vlerë 20 milionë euro, ku baza e denoncimit, ishte mënjanimi që ministri Genc Pollo dhe shteti shqiptar e eleminoi me procedura e vendime “pro” skandalit “Pollo”, duke e përjashtuar dhe kufizuar nga e drejta e garës së lirë, të hapur e me të drejta të barabarta në procedurën e pjesëmarrjes në konkurrim. Kompnia “Ericsson”, ka kërkuar edhe nga qeveria “Rilindja”, që të bllokoj zbatimin e këtij tenderi skandaloz me krim financiar dhe abuzim procedurash, duke iu drejtuar gjykatës kushtetuese. 

Madje, prej “Rilindjes” ka pasur e vazhdon të ketë vazhdim të kontratës së tenderit skandaloz “Pollo”, i cili në kohën që u realizua, u quajt publikisht si “krim financiar” që do të ndëshkohej pa asnjë tolerim e kompromis, siç është shprehur në atë kohë deputeti socialist Taulant Balla! Sipas akuzës së kompanisë suedeze “Ericsson” e cila gjendet “provë e fortë” abuzimi në dosjen e rihapur 3 ditë më parë prej prokurorisë, rezulton se në dokumentet paraprake të tenderit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) kishte konstatuar se 3 kompani kishin dalë me pikë të afërta, por që një prej tyre nuk kishte dorëzuar “garanci oferte”, ndërsa 2të tjerat kishin “garanci oferte” të njëjtë. Po kjo dosje e cila këtë herë mendohet se nuk do të “nguroset” më prej drejtësisë, provon skandalin e ministrit Pollo me tenderin e dixhitalizmit me faktin që kompania suedeze “Ericsson” grumbulloi 34.28 pikë, ndërsa kompania “Rohde&Schwarz”. Grumbulloi 34.10 pikë. Tashmë kjo dosje është rihapur dhe do të “sitet” çdo shkronjë e saj, për të zbardhur e provuar krimin 20 milionë euro, dosje kjo e depozituar në prokurori nga deputeti Taulant Balla. Çfarë ndodhi pas ardhjes në pushtet të “Rilindjes”, depozitueses së dosjes “Pollo” në Prokurorinë e Përgjithshme?… 
(vijon)
Sigal