Prokuroria kërkoi 21 vite burg për autorin e vrasjes së teknikut të kondicionerëve, prindërit: Duam dënim maksimal

194
Sigal

Prindërit e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, teknikut të kondicionerëve që u vra më 22 gusht 2019 kërkojnë drejtësi.

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës dha pretencën për Griseldo Kusin, autorin e vrasjes duke kërkuar 21 vjet burgim, prindërit e Indrit Çelaj kanë kërkuar dënim maksimal.

Ata deklarojnë se nuk janë thirrur nga policia e prokuroria dhe s’e nuk kanë besim tek shteti dhe drejtësia.

“Autori s’mund të marrë 21 vite burg. Duam dënim maksimal. Krimin kanë dashur ta fshehin. Nuk na kanë thirrur policia e prokuroria. E kundërshtuam gjykimin e shkurtuar.

Të jepet vendim i drejte ose nuk e pranojmë. S’kemi besim te shteti dhe drejtësia.

Deri në Hagë do ta ndjekim çështjen”, kanë deklaruar ata.26-vjeçari Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit 2019 në banesën e vëllezërve Kusi në rrugën “Myslim Shyri” në kryeqytet, pas debatit për vrimën ku do të shkarkohej kondicioneri. Griseldo Kusi u tëdorëzua në polici më 12 nëntor 2019.

Një muaj më vonë u dorëzua edhe vëllai i tij Albano Kusi, i cili u lirua në prill të 2020 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, vendosi të zbusë masën e sigurisë ndaj tij duke vendosur “arrest shtëpie”.

Griseldo Kusi përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar