Progres-raporti i KE për Shqipërinë, kritika të forta “amnistisë fiskale”: Regjimi pa viza mund të pezullohet

90
Sigal

Progres-raporti për Shqipërinë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, thekson se vendi ynë rrezikon regjimin e lëvizjes pa viza, kjo e ndikuar nga dy nismat e fundit të qeverisë siç janë “pasaportat e arta” dhe “amnistinë fiskale”.

“Skemat e nënshtetësisë së investitorëve dhe skemat e investitorëve rezidenciale të disponueshme në disa vende mund të përdoren për të anashkaluar vizën e BE-së për qëndrim të shkurtë, procedura dhe vlerësimi i thelluar i individëve migratorë dhe i sigurisë rrezikon këtë procedure, duke përfshirë një evazion të mundshëm të masave për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmin, si dhe anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare. Skema të tilla duhet të përfundojnë pa vonesë. Në rast se dhënies se shtetësisë sipas skemave të shtetësisë investitore konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet ndër të tjera në progres-raportin për Shqipërinë, i cituar me fragmente nga mediat.

Kritika të forta ka marrë ” amnistia fiskale”, e cila është kritikuar nga opozita, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe kundër Pastrimit te parasë, u arrit progres, por Shqipëria mbetet e listuar nga Task Forca e Veprimit Financiar dhe duhet të zbatojë elementet e mbetura të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund rrezikojnë progresin në këtë fushë”, vijon progres-raporti.

Me gjithë kritikat e adresuara publikisht, Partia Socialiste e ka mbrojtur “amnistinë fiskale”, me pretendimin se kjo nismë mbështetet nga vetë qytetarët shqiptarë.