PROFILI/ Akuzohet për plagosje dhe grabitje, kush është Astrit Thaçi

1056
Sigal

Astrit Thaçi është 27-vjeçari, tashmë i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Tereziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Që prej ditës së djeshme 27-vjeçari është në kërkim.

Kush është Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “skifteri” i Durrësit?

Astrit Thaçi dy ditë më parë u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë ai e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë.

Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.

Po kështu 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur katër ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit një milion lekë dhe u largua.

Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje.

Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre.