Profesor Ismet Elezi: Penalisti me moshën e shtetit

211

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Ismet Elezi lindi në kohën kur Shqipëria ende nuk i kishte “marrë këmbët”, më 5 prill 1920. Ai u lind në vitin e pavarësinë e dytë të Shqipërisë, midis dy ngjarjeve madhore të kombit: Kongresit të Lushnjës (janar 1920), që kërkonte një Shqipëri të lirë nga pushtuesit dhe Luftës së Vlorës (qeshor-shtator 1920), që ishte e para luftë që shqiptarët bënin pas pavarsisë dhe bashkoheshin në një Shqipëri të pavarur “londineze”. Është njeriu që ka përjetuar të gjitha sistemet dhe ka përmbushur të gjitha pritshmëritë më të mira të një shtetari e personaliteti të nderuar. Po ka përmbushur edhe atë që të bëhej 100 vjeç, por me shpirt të paepur dhe të mplekur, stoik përpara kohës.

Ka jetuar në kufirin e të gjitha epokave të shekullit të XX dhe fillimshek XXI, si legjendë e përmbushur, njeri, burrë shteti, penalist, luftëtar antifashist, patriotit, lab, shtetar me vlerë të shumëfishtë e shumëdimensional, profesor me fuqi fjale sa një institucion më vete për veprën e tij. Tek Profesori-institucion është provuar më së miri thënia e Johan Volfgang Gëtes se: “Përvoja, është mësuesi i përjetshëm i jetës”, çka është mishëruar e jetësuar në veprën e tij. Veçanërisht përfaqësues i denjë i botës akademike i bën nder sepse për gjysëm shekulli është profesor i njohur juridiksionit penal në Shqipëri. Lebrit thotë i thonë “si lastarë”, burrave që e mbajnë veten të pandryshuar si në rini, siç kanë folur në gjuhën e brezave kaonikë. Gjithmonë me jakë të bardhë e kravatë, të imponon respekt, si një titan i mençur dhe triumfator jetësor.

Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, Britani të Madhe më 1998 e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar” në shkencë, vlerësime këto reale, që i njeh dhe çmon kultura botërore. Për lëndën e drejtësisë ka hartuar disa tekste, disa monografi dhe ka shkruar me dhjetra artikuj e referate shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, që përllogariten në mijëra faqe. Veprat e tij janë të shumta dhe të shquara si: “E drejta zakonore e Labërisë në planin krahësues”, vepra “E drejta zakonore Shqiptare” dhe sidomos “Kanuni i Labërisë”. Është autor i “Mendimi Juridik Shqiptare” i vitin 1999, e cila është një rrugë e hapur për enciklopedinë juridike shqiptare. Ka kontrubuar në përpilimin e Kodit Penal të vitit 1995.

Studimet e tij janë vlersuar nga rrethet shkencore në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Itali, Japoni, SHBA, Britani etj. Ka patur lidhje shkencore me Institutin Etnografik në Moskë, me Universitetin Graz në Austri, me Institutin e Studimeve për Europën Juglindore në Londër, me shkencëtarë në Çikago e Filadelfia të SHBA, në Bari të Italisë, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë etj. Aktualisht është një shekullor dhe ai vazhdon studimet e tij në fushën juridike. Prej pesë viteve është Kryetar i Bordit të Komitetit shkencor akademik të revistës prestigjioze “Policimi dhe Siguria” të Akademisë së Sigurisë.

Profesor Ismet Elezi është mësues i brezave të penalistëve shqiptarë në dekada, kolosi i jurispudencës shqiptare, modeli i njeriut fjalëpak e punëshumë, shumëplanësh e shumëdimensional, të cilin e nderojnë brezat për kopetencën dhe argumentin shkencor, për eksperiencën e gjatë, për modelin e shtetarit nga fëmijëria plot sakrifica, në rininë e shndritshme të pazakontë, me kontribute të çmuara si antifashist në Luftën e madhe  Antifashiste Nacionalçlirimtare. Arsimimi elitar e bëri Profesor Elezin gjithmonë të shkëlqyer e të suksesshëm si dhe aristokrat në mendim, sfidues të moshës, duke punuar e krijuar vepra pa fund, në shërbim të vendit të vet, një kampion dhe ishull i diturisë gjithmonë i ndriçuar i Jurisprudencës, që është një burim dijesh për komunitetin e juristëve shqiptarë në breza.

Ai është triumfator dhe kampion me jetën e tij, të mirëpërdorur dekadave, duke mos pritur grada e ofiqe dhe as lakmi për spaleta, kur të tjerët “turreshin” drejt tyre, profesori Elezi përveshte mëngët në lëmin kërkimor e shkencor, ku ngeli ikonë e mendimit penalist në Shqipëri.

Të luftosh që ta meritosh jetën e gjatë dhe vlerësimin “aristokrat i mendimit”!

Profesor Ismet Elezi mësimet e para i mori në vendlindje, i vijoi në Piqerras të Sarandës.

Më tej vijoi Gjimnazin e Gjirokastrës, pastaj të Shkodres dhe përfundon Liceun e Tiranës në Korrik 1942. Falë aftësive të tij fiton një konkurs dhe ju dha bursë në Fakultetin e Letërsi Filozofisë në Firence të Italisë, ku vazhdoi vetëm një vit akademik 1942-1943. Në kushtet e luftës në korrik të vitit 1943 ndërpret studimet dhe bashkohet me rininë antifashiste në Kurvelesh të Labërisë  bashkë me studentë të tjerë shqiptarë. Kjo ishte një përgjigje e menjëhershme pozitivisht në mbështetje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Fillimisht u aktivizua me rininë antifashiste të Fterres e më tej të Kurveleshit deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Pas clirimit aksionist në ndërtimin e rrugës Kukës Peshkopi më 1946. Por një telegram i sekretariatit të BRASH-it e njofton se ishte përzgjedhur për të vijuar të drejtën e studimit për drejtësi në ish- Bashkimin Sovjetik. Në vitet 1946-1951 kreu studimet e larta për drejtësi në Leningrad ose ish-Shën Petërburg, ku edhe diplomohet studenti më i shkëlqyer. Gjithashtu atje kreu studimet pasuniversitare  në vitet 1957-1960, për marrjen e gradës shkencore “Dr”, ndërsa titullin akademik “Profesor” më 1972. Ky titull i është dhënë nga Komisioni i Lartë i Ministrisë së Arsimit, sipas propozimit të Këshillit shkencor të Fakultetit të Drejtësisë dhe Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës. Gjatë viteve ka pasur detyra të ndryshme: Prokuror Kasacioni pranë Gjykatës së Lartë, Sekretar Shkencor i lnstitutit të Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave për gati dy dekada rresht, nga viti 1966 deri më 1985. Ka drejtuar plot kompetencë katedrën penale në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1957 deri në vitin 1990. Për rreth 60 vjet punon si pedagog dhe ka merrituar respektin e nderimin e qindra e mijëra studentëve. Përballja me jetën e ka bërë sfidues të viteve. Prandaj maksima proverbiale shqiptare “jetën e gjatë duhet ta meritosh”, qenka mëse e vërtetë.

Dija “arma”, fuqia dhe pushteti i të mençurit

Në latinishtja, “Conscientia” do të thotë pikërisht të ndash me të tjerët dijen/njohurinë tënde.  Pikërisht këtë ndarje dijesh që Profesor Elezi ka bërë gjithë jetën e tij, sepse tek dija ka parë që në rininë e tij çelësin e suksesit. Kjo e ka ngjitur në majat e mendimit juridik shqiptar, me kontribut unikal në fushën e drejtësisë, shkencëtar reformator me ide bashkëkohore për të kaluarën, të sotmen dhe vizionar për të ardhmen me mendimin e tij progresiv. Veprimtaria pedagogjike e profesorit përllogaritet në më shumë se gjysëm shekulli, ku ka zhvilluar veprimtari pedagogjike në Institutin e Lartë Ekonomik, veçanërisht në Fakultetin e Drejtësisë me krijimin e tij, më 1957, si dhe ka dhënë leksione në Shkollën e Magjistraturës, në Universitetin Justiniani I, Wisdom, dhe në Fakultetin Juridik të Prishtinës, që nga viti 1972 dhe më tej pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që nga krijimi i Fakultetit të Drejtësisë në vitin 1957, ka dhënë kryesisht lëndën e së drejtës penale të posaçme dhe lëndë të tjera, si “Historia e doktrinave politike”, “Kriminologji”, “Politikë penale”, për studentët e ditës dhe të korrespondencës. Ka udhëhequr anëtarët e katedrës penale për marrjen e gradave e të titujve shkencorë, si dhe juristë të tjerë, diploma studentësh, masterash dhe doktorature deri në fund të vitit 2013. Këtu mund të përmendim edhe vitet 200-2013, kur Profesor Ismet Elezi ka udhëhequr doktoraturën e mbesës së tij, Ela Elezi, me temën: “Efektiviteti i legjislacionit dhe sistemit të drejtësisë penale kundër kriminalitetit në procesin e integrimit europian”.

Veprimtaria shkencore dhe krijimtari mbresëlënëse në 7 dekada

Janë të rrallë njerëzit që kanë një veprimtari kaq krijuese. Krahas veprimtarisë pedagogjike ka kryer punë kërkimore e shkencore në rreth 70 vjet, duke botuar mbi 400 shkrime, botuar 13 tekste universitare e 27 vepra shkencore, 16 libra të tjerë më bashkëautorë, artikuj, referate etj. Veprimtaria shkencore është zhvilluar sidomos në dy fusha kryesore: në të drejtën penale dhe në të drejtën zakonore. Ndër botimet kryesore: “E drejta Penale (Pjesa e Posaçme) (ribotuar trembëdhjetë herë), monografitë “Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Shqipëri, “E drejta zakonore penale e shqiptarëve“, vlerësuar me çmimin e Republikës së shkallës së dytë, E drejta zakonore e Labërisë, Zhvillimi i legjislacionit penal, Kanuni i Labërisë. Për Kanunin e Labërisë ka punuar mbi 30 vjet të jetës së tij akademike dhe është botuar në vitin 2006 dhe do të shërbejë, si një vlerë e shtuar në të drejtën tonë zakonore edhe për shekujt e ardhshëm. Ka botuar libra dhe shkrime të tjera për trashëgiminë kulturore juridike kombëtare si “Normat penale të Kanunin e Lekë Dukagjinit“, “Normat penale në Statutet e Shkodrës“. “E drejta zakonore mbarëshqiptare“ etj. Për Kosovën në veçanti janë botuar 5 libra dhe mbi 20 shkrime shkencore juridike. Ka marrë pjesë në referate e kumtesa në seminare e konferenca shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar kulturën e shkencën juridike shqiptare. Ka dhënë kontribut të veçantë në fushën e ligjbërjes, duke filluar me Kodin Penal të vitit 1952,  të vitit 1967 dhe deri në reformën e vitit 2001, pjesëmarrës në komisionin e Kushtetutës së vitit 1966.

Funksione publike, obligim shtetëror institucional, krijimtari e begatë!

Ka kryer funksione publike brenda kuadrit të profesionit në kodifikimin e Ministrisë së Drejtësisë (1951-1952); prokuror pranë Gjykatës së Lartë për krime ordinere në Shqipëri (1952-1955); Sekretar Shkencor i Institutit të Shkencave (1955-1957), Sekretar Shkencor i Universitetit të Tiranës, që nga krijimi i tij (1957-1966). Nga viti 1966 deri në vitin 1985, ka kryer detyrën e Kryetarit të Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave në përgatitjen e legjislacionit shqiptar, për 20 vjet rresht, Shef i katedrës penale (1957-1966, 1985-1990), rektor i Universitetit Justiniani I (2013-2015). Përgjatë më shumë se gjysëmshekulli krijimtaria e profesorit ka qenë e begatë. Kështu shkencëtar i Drejtësisë Shqiptare, ju vu me pasion lëmit të studimeve duke shkelur në gjurmët e të parëve bashkëfshatarë nga Fterra me tradita të lashta, sepse nga vendlindja e tij kishin përfunduar studimet e larta në Universitetin e Stambollit Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Omer Korkuti, Hivzi Bezhani  etj. Në gjurmët e dijes kishin vazhduar mësimet në Normalen e Elbasanit Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Hiqmet Dusha, Hiqmet Shehu, Safet Kofina, Shefki Mita, Esat Haxhiu etj. Ismet Elezi u bë një pasues i denjë i të “fshatit të Mësuesve, Profesorëve dhe hoxhallarëve” dhe krijimtaria e tij mbetet një gur themeli për shkencën e drejtësisë shqiptare. Pa e lodhur lexuesin po i ofrojmë një pjesëz të krijimtarisë së tij si: tekste universitare: “Bazat e shtetit dhe të së drejtës, 1957”; “E drejta penale (pjesa e posaçme me ribotime të shumta); Monografitë: “Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Shqipëri, 1962”; “Normat me karakter penal në Kanunin e Lekë Dukagjinit, 1965”; “Bazat e parimet e së drejtës penale 1980”; “Krimet kundër shtetit, 1983”; “E drejta zakonore penale, 1983, (vlerësuar me çmimin e Republikës – shkalla II)”; “Aparati administrativ shtetëror, 1983”; “Krimet kundër jetës, 1989”; “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri, 1999”; “Vrasjet për hakmarrje dhe gjakmarrje, 2000”; “E drejta zakonore e Labërisë, 1994, 2002”; “Mendimi juridik shqiptar, 1999”; “Mbi kriminologjinë, 1994”; “Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet penale, 2004”; “Me syrin e juristit, 20 vjet të qeverisjes moniste, 2004”; “Kujtime, mbresa e shënime për Kosovën, 2004”; “Njohuri për të drejtën zakonore mbarëshqiptare, 2003”; “Mediation in penal case reconciliation, 2006”; “Kanuni i Labërisë, 2006”; “Normat me karakter penal në Statutet e Shkodrës, 2003”; “Komentar i shtesave dhe ndryshimeve në Kodin Penal, Tiranë (ribotuar 3 herë)”; “Mbrojtja juridike penale e pasurisë, 2001”; “E drejta zakonore mbarëshqiptare, 2003”. Profesor Elezi ka publikuar gjithashtu me bashkëautorësi: “E drejta penale (pjesa e përgjithshme), 1976 – 1982”; “Komentar i Kodit Penal (pjesa e përgjithshme), 1999”; “Komentar i Kodit Penal (pjesa e përgjithshme), 2006”; “Komentar i Kodit Penal (pjesa e përgjithshme), 2009”; “Politika kriminale, 2001, 2006”; “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, 1994, 2006”; “E drejta kushtetuese, 1984”; “Shkelja e rregullave të qarkullimit të automjeteve, 1965”; “Kriminologjia, 1989”; “Historia e së drejtës penale (me bashkëautore Ela Elezi), 2010”; “Zhvillimi historik i mendimit teoriko juridik shqiptar (me bashkëautore Ela Elezi), 2010”; “Politika e luftimit të kriminalitetit (me bashkëautorë Prof.Dr. Vesel Latifi dhe Prof.Dr.Vasilika Hysi), 2012”; “Përgjegjësia penale e personave juridikë (me bashkëautor prof.dr. Ersi Bozheku), 2012, 2017”.

Veprimtar erudit në dekada kushtuar drejtësisë dhe njeriu Ndërkombëtar në Shkencë

Ka marrë pjesë aktive në jetën shoqërore si anëtar i Bordit të fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (gjatë 15 vjetëve); aktivist i Shoqatës Kulturore atdhetare “Labëria“; anëtar i bordit të disa revistave shkencore juridike. Vlerësime ndërkomëbtare e kombëtare Në vitin 1998, Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh Britani e Madhe e ka shpallur  “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë“. Shoqata Ndërkombëtare e Penalistëve me qendër në Paris, e ka shpallur “Kryetar Nderi i grupit të Penalistëve në Shqipëri e në Kosovë“. Fakulteti Juridik – Prishtinë i ka dhënë medaljen e mirënjohjes për merita të veçanta; Kolegji Gjilan Prishtinë i ka dhënë titullin “Doctor Honoris Causa“, Kolegji Europian, Prishtinë çmimin e ekselencës. Akademia e Shkencave i ka dhënë medaljen “Nderi i Akademisë së Shkencave“. Në vitin 2011 “Association International de droit penal“ me qendër në Francë, e ka shpallur “President nderi të grupit kombëtar shqiptar“.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” i ka akorduar Personalitet i shquar i Labërisë; çertifikatën e mirënjohjes nga disa institucione e shoqata. Mban statusin e veteranit të LANÇ-it dhe medaljen e 9 majit 1945, të fitores mbi fashizmin. Jetëgjatësia e tij ka qenë në unitet të pandarë me cilësinë e saj, bazuar në vlerat etike -morale, në punën e ndershme, me ndërgjegje e profesionalizëm, dekada kushtuar drejtësisë: përgatitjes e kualifikimit të disa brezave juristësh në Shqipëri e Kosovë, legjislacionit, jurisprudencës, shkencës dhe kulturës juridike kombëtare shqiptare. Ka qenë një jetë e kursyer për vete, por pa kursyer për të tjerët. Jetën si një pasuri e çmuar, e ka menaxhuar intelektualisht jo për interesa personale, por për pasurinë intelektuale për shërbim të shoqërisë drejt përparimit e progresit, ku me “diellin” e dijes nuk ka ngrohur oborrin familjar, por ka ndriçuar gjithë shoqërinë shqiptare përtej interesa me drejtim prijës i së mirës shoqërore të përbashkët. Ai ka shkrirë talentin në fushën e jurisprudencës, pa pyetur për “stekën” e kohëve me dinjitet, personalitet,deri në majat e drejtësisë shqiptare, ku veprimtaria e larmiteti, mozaiku i krijimeve ka bërë të sfidojë shekullin moshor me potencialin e kampionit moshor e intelektual.

Kanuni i Labërisë – pasaporta për shekujt që shkuan për trevën e Labërisë

Nderimin dhe respektin për të diturin e shprehen jo vetëm fteriotët, kurveleshasit, lebërit, por gjithë njerëzit që vlerësojnë vlerat e të diturit, sepse vetëm nga i dituri është përfitues shoqëria dhe vlerat nuk ngelen të “burgosura”, por pronë e progresit dhe përparimit shqiptar. Mbi të gjithë krijimtarinë e tij 70 vjeçare vlerësohet Kanuni i Labërisë, si pasaportë për shekujt që shkuan për mbarë trevën e Labërisë, që në adresën “http://kanun i laberise. tripod. com” autori falënderon Shoqatën Kombëtare “Labëria“ dhe personat njohës të zakoneve të vendit, që ndihmuan me diskutimin, vërejtjet dhe propozimet e tyre në botimin e kësaj vepre si Prof.as.dr. Ago Nezha, Agron Xhama, Asqeri Baçi, Prof. Bardhosh Gaçe, Prof. Asoc. Bernard Zotaj, Dr. Fadil Nanaj, Fatmir Toçi, Hamza Malaj, Hasan Halili, Idajet Llanaj, Ismet Isufi, Kadri Lamaj, av. Nafiz Bezhani, Niazi Jaho, Nevruz Shehu, Safet Memi, Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi, Seit Alikaj, Selfo Duka, Sh.Manaj, Simo Milo, Xhemil Çeli, Zenel Merjo”.

Çdo rresht, çdo nen dhe çdo faqe e Kanunit është një hulumtim i pastër shkencor i shtrirë në jetën e më shumë se dhjetë shekujve të trevës së Kaonisë/Labërisë. Le të analizojmë vetëm  virtytin e “burrërisë”, “fjalës së dhënë”, “besa-besë”-s , “besa e burrit-pesha e gurit”, “burri kur jep fjalën, ther djalën”, ku çmohet mbi të gjitha jeta e njeriut. Me nderin lidhet “mikpritja”, cilësi psikologjike e nderimit të njeriut. Vlera, virtyte e zakone të Labërisë autori i lidh me “besën”, “fjalën e dhënë”, ku Labëria njeh “besëlidhjen” si  “institut juridik” i të drejtës zakonore të Labërisë që me “Marrëveshjen e Papa Zhulit me Boemundin “për kalimin e trupave ushtarake nëpër Labëri”, më 1081, në vendin e quajtur: “Shpella e Zhulit” në Fushëbardhë, e më tej besa ka shërbyer si institucion në kuvendet e tjera të Senicës (1770), të Rrepeve të Agait midis Fushëbardhës dhe Zhulatit e Kardhiqit (1773), si dhe më vonë në Progonat, (1846), Mesaplik, Kuç, Golem, Picar, Cepo, Shtëpëz etj., kur besa është shfaqur si institucion për Labërinë. “Mikpritjen”, prof. Eqrem Çabej, e cilëson si  “zakon i shenjtë” i shqiptarit; Ismail Kadare, thotë, se, “…shqiptari e ka  nderuar  mikun, si “hyjni”, ndësa vjershëtori Naim Frashëri shkruante: “Njeriu, që është i uruar, mikun, e pret krahapur dhe e përcjell i gëzuar”, që në  Kanunin e Labërisë të Profesor Elezit thuhet: “nderi, i bëhet mikut”,  duke e cilësuar mikpritjen, si “virtyt i çmuar”. Profesor Elezi e ka sjellë mençurinë labe, në të drejtën zakonore të Labërisë, vazhdimisht të reformuar, ku normat zakonore nuk janë tipar biologjik për njerëzit, por shprehje e rrethanave të caktuara dhe nuk i kanë qendruar statik a fanatik pandryshueshmërisë së normave e zakoneve tradicionale. Lebërit i janë përshtatur progresit ekonomik e shoqëror, jo vetëm të Labërisë, por gjithë zhvillimeve shqiptare. Kjo përputhet me atë çfarë shkruajnë kronikanë e udhëtarë të huaj për lebërit si, “kreshnikë të rreptë e luftëtarë trima”, duke sjellë në vëmëndje atë që thotë Profesor Elezi se, “Labëria është shquar për njerëz të urtë e të mënçur, krijues e interpretues, por dhe zbatues të mirënjohur të  së drejtës zakonore”, që dëshmohet në gjithë kuvëndet e odat e burrave të zakonit të labërisë, që shekujve konsideroheshin sikurse ishin në të vërtetë: “burra 400 drehemë”. Labëria ëshë jo vetëm treva e trimërisë, por mbi të gjitha e mençurisë, një përfundim ky me vlerë të argumentuar të Profesor Elezit.

Vlerësime të pritshme! E drejta zhytet por nuk mbytet!

Profesor Elezi është krijues shkencor, shtetar i përkryer, penalist shumë i njohur, autor tekstesh të së drejtës penale, pjesëmarrës në konferencat shkencore akademike kombëtare e ndërkombëtare, mjaft i njohur në të gjitha rrethet shkencore kombëtare e ndërkombëtare, personalitet i spikatur i Labërisë, që i mungon vetëm kurora “Nderi i Kombit”, që akordohet nga Presidenti i Republikës dhe që për çdo institucion propozues do ishte nder dhe për një titan e kampion potencial intelektual me moshën e pavarësisë së dytë të shtetit shqiptar.

Trupa e jurispudencës shqiptare padyshim e shikojnë si personalitet të përmasave madhore dhe pikë referimi për brezat që janë përfshirë në studime, hulumtime dhe aplikime  të  shkencës juridike. Profesori ka ecur me hapin e kohës, përkrahës i së resë, progresives, pararendës i përparimtares. Bashkëkohësit, kolegët, ish-studentët e admirojnë si dijetar, shkencëtar, pedagog dhe sidomos si njeri, modelin e njeriut fisnik, autoritar, të çiltër, bashkëveprues, të gjindshëm në çdo kohë e vështirësi.

Veprat e Profesorit Elezi vijnë plot mesazhe në ditët tona, edhe në kushtet pluralizmit demokratik e të globalizmit ndërkombëtar, që çdo zgjidhje problematike nga familja e deri në shkallë vendi, t’i zgjidhim vetëm me fjalën e mençur dhe me mjetet e kulturës demokratike në Shqipëri. Profesor Ismet Elezi, duke bashkuar mençurinë popullore me dijen elitare intelektuale, ka sjellë një vepër me vlerë historike, kulturore e juridike, për Labërinë e më gjerë për kulturën e dijen juridike shqiptare. Prandaj vlerat që i solli shkencës juridike shqiptare e kapërcejnë Fterrën, që ka një bust të Profesor Elezit të përgatitur nga mjeshtri lab skulptori Murat Këraj, që shpreh shpirtin e tij të pastër, diturinë e tij të thellë që kushdo që e njeh e quan pa hezitim njeri i çmuar. Gjykojmë se do të ishte në nderin e Këshillit Bashkiak të Tiranës që një rrugë në Tiranë të emërtohej: “Rruga Profesor Ismet Elezi”. Kjo nismë do të ishte padyshim edhe një vlerësim për kulturën juridike shqiptare. Në këtë 100 vjetor të ditëlindjes shokë, miq, kolekë, ish-studentë e urojnë: “Gëzuar ditëlindjen Profesor, burri një shekullor me moshën e shtetit të rilindur shqiptar, në pavarësinë e dytë të Shqipërisë”!

 

TRIUMFI I JETES!

Ndërsa rrëmoja vite të shkuara ndër ca fotografi të vjetra të ushtrisë shqiptare, nga ato të qëmotshmet bardhë e zi e të zverdhura, më kish tërhequr vëmendjen pamja e një ushtaraku me spaletat e arta të kundëradmiralit Ziqiri Mero, në mos për tjetër po sepse Shqipëria e Epokës Sovjetike kishte vetëm dy të tillë, Ziqiriun dhe Abdi Matin. Dukeshin pamje të tretura të një kohe të mbyllur e harruar që prej shumë e shumë dekadash.
Mirëpo… Admiral Ziqiri Mero sot mbush 100 vjeç!
Po flasim për një njeri që ka lindur dy muaj pas Kongresit të Lushnjës më 1920.
Që ka qenë djalë shkolle në Normalen e Elbasanit, kur Hitleri vinte në pushtet më 1933.
Që ka qenë adoleshent në kohën kur martohej Zogu më 1938.
Që ka qenë mësues prej një viti kur në Shqipëri erdhi Viktor Emalueli III më 1941.
Që ka qenë partizan maleve më 1944.
Që ka bërë akademinë e flotës në Moskë kur Stalini ishte gjallë më 1953 dhe ka parë vizitën e Hrushovit në Tiranë më 1959.
Që kur u hoqën gradat në Ushtri më 1966 ishte njëri prej dy admiralëve të vetëm që kishte Shqipëria.
Që ka qenë plak njeri në vitin e fitores së Demokracisë më 1991.
Dhe ky njeri është ende gjallë dhe pikë, me kravatë e jakë të bardhë, ende pas 100 vjetësh, gati për të luftuar edhe me Koronën!!!
Jetë të gjatë admiral Mero që, me sekretin tënd të jetëgjatësisë na jep kurajo e buzëqeshje të gjithëve në këto ditë të errëta!

Në vitet 2010-2013, Profesor Ismet Elezi ka udhëhequr doktoraturën e mbesës së tij, Msc Ela Elezi me temën: “Efektiviteti i legjislacionit dhe sistemit të drejtësisë penale kundër kriminalitetit në procesin e integrimit europian”. Është veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si antifashist i orëve të para dhe që është burri i mençur me moshë një shekullore. Gjykojmë se meriton plotësisht që të nderohet me dekoratën “Nder i Kombit” nga ana e Presidentit të Republikës!

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i mbaroi në Piqerras. Ka përfunduar Liceun e Tiranës (1942 ) dhe më 1943 filloi studimet e larta në Firence të Italisë, të cilat i ndërpreu në kushtet e luftës.

Nga korriku i vitit 1943 mori pjesë aktive në rininë antifashiste në Kurvelesh. Në vitet 1946-1951 kreu studimet e larta për drejtësi në Leningrad (Petërburg) (ish Bashkimi Sovjetik) me diplomë të shkëlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) për marrjen e gradës shkencore. Gjatë viteve ka pasur detyra të ndryshme: Prokuror Kasacioni pranë Gjykatës së Lartë, Sekretar Shkencor i lnstitutit të Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave (1966-1985).

Ka drejtuar katedrën penale në Fakultetin e Drejtësisë (1957-1990).

Në kuadrin e vlerësimit të kontributit që kanë dhënë dhe japin personalitete të ndryshme dhe figura të ndryshme të trevës së Labërisë si dhe duke marrë shkas nga përvjetori i 100-të i një prej personaliteteve më të shquar e më të spikatur të Labërisë, por nisur nga kontributi i tij i jashtëzakonshëm që prej Luftës së madhe Nacionalclirimtare e deri më sot, profesor shumë i shquar në vend si dhe një ndër penalistët më të shquar të botës shqiptare, Prof. Dr. Ismet Elezi propozojmë pranë atoritetit më të lartë të institucionit të Presidentit të Republikës, që:

Prof. Dr. Ismet Tahsin ELEZI me rastin e 100 vjetorit të lindjes t’i jepet titulli “Nderi i Kombit” me motivacion: “Për kontribut të shquar gjatë LANÇ-it si pjesëtar aktiv në formacionet antifashiste shqiptare, për aftësi e cilësi të spikatura në fushën penale shqiptare, në mënyrë të specifikuar pedagog ekselent i mendimit progresiv penalist në Shqipëri; krijues e promovues i vlerave të së drejtës penale e zakonore labe dhe autor i studimeve shkencore dhe veprave monumentale për pedagogë, studentë, intelektualë dhe lexuesin e letrave shqipe”.

Gjykojmë se kërkesa për dhënie titulli është e përligjur për krijuesin shkencor, autorin e një numri të konsiderueshëm të studimeve shkencore e teksteve të së drejtës penale, pjesëmarrës në konferencat shkencore akademike kombëtare e ndërkombëtare, mjaft i njohur në të gjitha rrethet shkencore të Labërisë, nder dhe krenari por edhe personalitet i spikatur i Labërisë.

Propozimi ynë bazohet në Ligjin nr. 112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendor të nderit në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar me ligjin nr. 10/2015, datë 19.2.2015, pika “4”, dekoratat dhe titujt e nderit jepen vetëm nga Presidenti i Republikës.

Propozimi ynë konkret është që, bazuar në kompetencat ligjore merr vlerë të shumëfishtë e shumëdimensional, që luftëtarit antifashist, patriotit, shtetarit dhe Profesorit 100 vjeçar Ismet Elezi t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”.

Gjykojmë se përzgjedhja jonë përmbush kriteret ligjore dhe institucionale duke qenë se në një shekull jetë ka përmbushur pritshmëritë më të mira të një shqiptari patriot, që i ka shërbyer vendit me devocion, por që i përket fushës së shkencës si dhe një mbështetës dhe kontribues i palodhur i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” Nderi i Kombit, si dhe është kontribues cilësor i mendimit shkencor penalist në Shqipëri i kalibrit elitar institucional. Profesor Ismet Elezi ka lënë në dorë të shqiptarëve edhe një vepër monumentale, si një nga monumentet më madhore të kulturës juridike të popullit shqiptar, që është “Kanuni i Labërisë”

Të dhënat personale të Prof. Dr. Ismet Elezi

Prof. Dr. Ismet Tahsin Elezi lindi në fshatin Fterrë më 5 prill 1920. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i përfundoi në Piqerras të Sarandës. Ka përfunduar Liceun e Tiranës në vitin 1942 dhe më 1943 filloi studimet e larta në Firence të Italisë, të cilat i ndërpreu në kushtet e luftës. Që prej korrikut të vitit 1943 mori pjesë aktive në rininë antifashiste në Kurvelesh të Labërisë. Në vitet 1946-1951 kreu studimet e larta për drejtësi në Leningrad, ose ish-Shën Petërburg të ish-Bashkimi Sovjetik, ku edhe diplomohet student më i shkëlqyer. Gjithashtu atje kreu studimet pasuniversitare  në vitet 1957-1960, për marrjen e gradës shkencore. Gjatë viteve ka pasur detyra të ndryshme: Prokuror Kasacioni pranë Gjykatës së Lartë, Sekretar Shkencor i lnstitutit të Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave për gati dy dekada rresht, nga viti 1966 deri më 1985. Ka drejtuar plot kompetencë katedrën penale në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1957 deri në vitin 1990. Për rreth 60 vjet punon si pedagog dhe ka merrituar respektin e nderimin e qindra e mijëra studentëve. Gradën shkencore e ka marrë në vitin 1961, kurse titullin “Profesor” më 1972. Ka krijimtari mjaft të gjerë shkencore që shkon në më shumë se 10.000 faqe të botuara. Vepra shkencore: “E drejta zakonore penale e shqiptarëve” ka marrë çmimin e Republikës. Vepër me vlerë të vaçantë është dhe “E drejta zakonore e Laberisë” si dhe vepra monumentale “Kanuni i Labërisë”. Është autor i disa teksteve të së drejtës penale, Pjesa e Posaçme, por edhe si bashkëautor i teksteve të tjerë. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 1998, Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh  në Britani të Madhe, që e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar” në shkencë. Që prej pesë viteve është Kryetar i Bordit të Komitetit shkencor akademik të revistës prestigjioze “Policimi dhe Siguria” të Akademisë së Sigurisë. Në vitet 2010-2013, Profesor Ismet Elezi ka udhëhequr doktoraturën e mbesës së tij, Msc Ela Elezi me temën: “Efektiviteti i legjislacionit dhe sistemit të drejtësisë penale kundër kriminalitetit në procesin e integrimit europian”. Është veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si antifashist i orëve të para dhe që është burri i mençur që po shkon drejt mbushjes së moshës një shekullore. Gjykojmë se meriton plotësisht që të nderohet me dekoratën “Nder i Kombit” nga ana e Presidentit të Republikës!

Përgatitur nga : Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” Nderi i Kombit

Tiranë, më 14.2.2020.

Përgatitur nga : Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” Nderi i Kombit

ISMET TAHSIN ELEZI

Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues i lartë në administratë, jurist.

Ismet Elezi ka lindur në fshatin Fterrë (Sarandë) më 5.4.1920 nga një familje patriotike. Babai i tij Tahsin Elezi ka qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën e Vlorës (1920), në Organizatën “Bashkimi“ dhe pjesëmarrës i lëvizjes fanoliste të qershorit 1924, shkak për të cilin u internua nga regjimi monarkist i Zogut. Është përkujtuar me certifikatën e mirënjohjes nga Këshilli komunal i Lukovës (Sarandë).

Mësimet e para i mori në vendlindje. Në vitin 1942 kreu Liceun e Tiranës dhe po atë vit fitoi konkursin dhe shkoi në Firence (Itali), ku filloi studimet në Fakultetin e Letërsi-Filozofisë. Pas kthimit në Shqipëri, në korrik të vitit 1943 merr pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare me rininë antifashiste, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Pas çlirimit, në prill të vitit 1945 u caktua të punonte në sektorin e propagandës të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë (BRASH) deri në shtator 1946.

Në tetor 1946 deri në korrik 1951 kreu studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leningradit (Petersburg) ku u diplomua jurist me diplomë të shkëlqyer. Pas krijimit të Universitetit të Tiranës, në periudhën 1957 – dhjetor 1960, nën udhëheqjen e profesiorit me famë botërore Mihail Shargorodski, kreu studimet pasuniversitare për marrjen e gradës shkencore (1961) dhe në vitin 1972 mori titullin “profesor“. Gjatë viteve ka kryer funksione shtetërore: Prokuror Kasacioni para Gjykatës së Lartë  (1951-1955), Sekretar Shkencor i Institutit të Shkencave (1955-1957), Sekretar Shkencor i Universitetit që nga krijimi i tij (1957-1966). Nga viti 1966 deri në vitin 1985, ka kryer detyrën e Kryetarit të Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave.

Në fushën pedagogjike, veprimtarinë si pedagog i jashtëm e filloi në vitin akademik 1952 – 1953 në Fakultetin Ekonomik, ku zhvilloi lëndën “Bazat e shtetit e të së drejtës”. Nga viti 1957 – 1995 në Fakultetin e Drejtësisë ka dhënë lëndën e së drejtës penale (pjesa e posaçme), si dhe më pas lëndët e kriminologjisë dhe të politikës penale.

Ka zhvilluar ligjërata në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në Shkollën e Magjistraturës, në Universitetin Justiniani I dhe Universitetin Ëisdom.

Në fushën e botimeve shkencore, është autor i mbi 280 botimeve, nga të cilat 34 libra, monografi, tekste universitare dhe artikuj shkencorë. Veprimtaria shkencore është zhvilluar sidomos në dy fusha kryesore: në të drejtën penale dhe në të drejtën zakonore. Ndër botimet kryesore: “E drejta Penale (Pjesa e Posaçme) (botuar dhjetë herë), monografitë “Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Shqipëri, “E drejta zakonore penale e shqiptarëve“, vlerësuar me çmimin e Republikës së shkallës së dytë, E drejta zakonore e Labërisë, Zhvillimi i legjislacionit penal, Kanuni i Labërisë, Mendimi juridik shqiptar etj.

Ka qenë bashkautor në 12 botime testesh e monografish. Ka mbajtur referate e kumtesa në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Ka dhënë ndihmesë në hartimin e legjislacionit penal shqiptar.

Në vitin 1998, Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë“.

Në vitin 2011 “Association International de droit penal“ me qendër në Francë, e ka shpallur “President nderi të grupit kombëtar shqiptar“.

Në veprimtarinë shkencore ka qënë dhe anëtar i Bordit të fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”; aktivist i Shoqatës Kulturore atdhetare “Labëria“; anëtar i bordit të disa revistave shkencore.

Mban statusin e veteranit.

Vijon…