Profesor Ismet Elezi: Nga njeriu i Fterrës –te njeriu ndërkombëtar

727
Sigal

Profesor Doktor Ismet Elezi, shkencëtar i Drejtësisë Shqiptare, në muajin shtator 1998 u shpall njeriu ndërkombëtar i vitit, përkrah 2000 shkencëtarëve të shekullit të 20-të në Botë.

Mbi supe mban gati 80 vjet jetë, në mendje ka një mal me kulturë juridike, në shpirt një det me dashuri njerëzore.

Ky është Ismeti ynë, Ismeti nga Fterra, Profesor Doktor i Drejtësisë Shqiptare. Dituria e bëri të kalojë kufijt e vendlindjes e të Shqipërisë dhe të cilësohet si Njeriu Ndërkombëtar i Vitit nga Qendra  Biografike Ndërkombëtare Cambridge – Angli. Dituria e bëri të zgjidhet në dhjetra-mijra biografi, duke e radhitur përkrah 2000 shkencëtarëve të shquar të shekullit të 20-të,duke e vënë kështu në radhën ë njerëzve më të ditur të një shekulli.

Ky emërtim është një vlerë dhe njëherazi nje nder e lavdi për shkencën juridike të vendit tonë, aqë më tepër për Fterrën, Kurveleshin e Labërinë. Kjo edhe mua më fali një djenjë gëzimi, për më tepër që Ismetin e njoh nga afër, i njoh shpirtin e tij të pastër, diturinë e tij të thellë dhe di që siç thotë populli, Ismetin e duan dhe gurët, dhe toka kur mbi vete mba njerëz të çmuar.

– Diell! ju bëftë jeta djalit të Tasinit, pat uruar një nënë fteriote, kur lindi Ismeti më 20 prill 1920, ai që sot është vënë në ballin e nderit të shkencës shqiptare deri dhe në opinionin  shkencor ndërkombëtar. Jetën e bëri punë. Si vullnetfort trgoi se jeton për të punuar me mënd, me dituri, me kulturë. Mu kujtua kjo cilësi e lartë e Profesor Ismetit, kur në Amerikë, Fiqiret Fterra, jetuar e punuar mbi 50 vjet në SHBA, në moshën 80 vjeçare, para dy vjetësh më tha: “Amerikanët jetojnë për të punuar. Në Amerikë njerëzit kanë dy kostume: atë të punës dhe atë të gjumit”. Edhe Ismet Elezi, në jetën e tij, vetëm këto dy “kostume” ka patur. Me pasion iu vu shkencës juridike, iu vu dijes, përvetësimit të saj.

Dashurinë për librin e mori në familje. Kur lindi i ati, Tasini, te koka i vuri librin. Ndërsa nënë Hatemja i kultivoi vullnetin. Në shkollën e Lartë në Leninigrad (1946-1951) përfitoi stilin e punës shkencore, ku la përshtypje te veçanta me doktoraturën e tij “Mbrojtja juridike-penale e jetës së Njeriut në Shqipëri”. Atë punë e thelloo më vonë dhe arriti ta botojë si libër në 1962, që u shërben studentëve në Universitet. Punë cilësore ka bërë për kualifikimin pasuniversitar. Për drejtësinë ka hartuar disa tekste, ka ndërtuar mbi 15 monografi dhe ka shkruar mbi 80 artikuj e referate shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Janë madhore botimet e tij për të Drejtën Penale dhe të Drejtën Zakonore-penale Shqiptare. E shquar është vepra: E Drejta zakonore e Labërisë në planin krahësues. Tani Profesor Elezi është në proces të veprës më të plotë: “ E drejta zakonore Shqiptare”. Për 10 vjet pandërprerë ka hartuar veprën “Mendimi Juridik Shqiptar” me rreth 500 faqe, e cila është një paraqitje që  hap rrugën për enciklopedinë juridike shqiptare, por që pret dritën e botimit.

Dija e tij është bërë pasuri e dhjetra brezave studentë e studjues. Atë e ka ofruar dhe në shumë e shumë konsulta, deri në hartimin e kodeve dhe kushtetutave shqiptare. Edhe për Kodin Penal të 1995 sugjeroi 13 faqe me ide e mendime konstruktive. Për 46 vjet ka punuar dhe si pedagog në Universitet, që kur u themelua fakulteti juridik. Edhe aktualisht jep leksione për tema madhore.

Idetë shkencore të profesor Ismetit janë vlerësuar në rrethe shkencore në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup e gjetkë. Lidhjet shkencore të tij janë të gjëra me Institutin Etnografik në Moskë, me Universitetin Graz në Austri, me Institutin e Studimeve përEuropënJuglindore me qendër në Londër, me shkencëtarë në Çikago e Filadelfia të SHBA, në Bari të Italisë,etj. Me këtë njohje Prishtinë, në Shkup e gjetkë. Lidhjet shkencore të tij janë të gjëra me Institutin Etnografik në Moskë, me Universitetin Graz në Austri, me Institutin e Studimeve pëe EuropënJuglindore me qendër në Londër, me shkencëtarë në Çikago e Filadelfia të SHBA, në Bari të Italisë,etj. Me këtë njohje shpjegohet që edhe propozimi për këtë titull u bë nga Qëndra Studimore Ndërkombëtare në Çikago.Urimet për profesor Elezin kanë qënë të shumta nga të gjitha kategoritë sociale, nga të gjithë rrethet. Urim të bukur i bëri shqiptari-borshiot nga Zvicra, i cili vitin e kaluar ndërtoi një bust të Skënderbeut në Gjenevë.Këtë respekt e kane shprehur të gjithë sa e kanë njohur. E thonë këtë me plot gojën dhe të gjithë ishpunonjesit e Kryeministrisë, ku Ismeti punoi për gati 20 vjet si Kryetar i Byrosë Juridike. Me dashuri e respekt shprehen fteriotët, kurveleshas e labër. Këtë ta obligon qoftë dhe një takim i shkurtër më të. Nga i dituri përfiton. Ismeti është i ditur.

Guro ZENELI

NJË JETË ME DITURI

me Prof. Dr. Ismet Elezi

Pyetje: Gazeta jone ka deshire te beje te njohur, veçanerisht lexuesit tone nje pjese te veprimtarise tuaj. Si bir i Fterres sone çfare emocionesh iu shkakton vendlindja juaj?

Përgjigje :Njerezit ne pergjithesi ndjejne emocione per vendlindjen e tyre. Por ne moshen time 80 vjeçare dhe per shkak te lidhjeve te forta shpirterore  qe kam pasur e kam me Fterren e fterjotet, emocionet, dashuria e malli arrijne piken kulmore, aq sa edhe keto rreshta qe shkruaj i laj me lote. Krenaria per Fterren eshte e madhe.

E si mund te mos ndjesh mall e dashuri kur kujton shtepine e Eleze, ku kam lindur e rritur, kur kujton Ixorin me ujet e ftohte, veçanerisht tani qe ujet e Bovilles eshte me ere e pa shije, kur kujton lojrat me top me lecka ne rrruge, ne Kika apo edhe ne Berde, qe benim me Safetin ,Taren, Syrjane, Shabanin, Bektashin ,Resulin , etj. E si te mos mallengjehesh kur mendon se sa njerez te dashur nuk jetojne me. Nuk harrohen as pikniket studentore ne Ngurres, ne Konale apo edhe ne Langadhe. Kujtimet e femijerise e te rinise jane kaq te shumta e te shtrenjta, sa qe nuk mund te shlyhen kurre dhe te pershkruhen lehte. Edhe kur isha nxenes i gjimnazit dhe kthehesha me pushime ne Fterre, gjithe veren me nje cope buke e djathe dhe me llastike ne dore, bridhja nga meni ne Ixuar deri tek meni i Konde per te vrare mellenja e grifsha dhe kthehesha ne shtepi ne darke duar plot.

Por mbi te gjitha nuk harrohet shoqeria e madhe dhe e paster me bashkemoshataret e mi jo vetem me te Rrezes se Ixorit, por edhe te tjere.

Pyetje: Po per Fterren dhe fteriotet, me pak fjale, çfare vlerash mund te evidentonit?

Përgjigje: Per Fterren dhe fterjotet, edhe ata qe nuk jane dalluar per simpati , jane te detyruar te flasin fjale te mira. Ndersa une do te veçoja disa karakteristika themelore te fterjoteve si: urtesia, thjeshtesia, solidariteti per njeri tjetrin, zgjuarsia, atdhedashuria  e shoqeruar me guxim e trimeri, siç ishte shembulli i luftes se Vlores, apo shembulli i shkelqyer i Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku moren pjese dhjetra djem e vajza te Fterres, mikpritja, edukata qytetare, ndershmeria ne pune dhe mbi te gjitha fterjotet jane arsimdashes. Per kete deshmojne faktet qe ka qindra kuadro te larta e te mesme ne sektore te ndryshem. Perpara ketyre vetive qe shkelqejne zhduket hija e ndonje keqdashesi apo keqberesi ne erresire.

Pyetje: Kur e ku i keni filluar dhe vazhduar studimet?

Përgjigje: Si te gjithe djemte e Fterres edhe une qe ne vitet 20-te te shek. te kaluar kam mesuar te lexoj e te shkruaj shkronjat e para shqipe, ne shkollen e Fterres nga mesuesi i paharruar Neim Zani. Ne nje kohe kur ne Shqiperi mbizoteronte analfabetizmi e erresira, te trasheguar nga pushtimi i gjate osman, Fterra kishte shkolle fillore, ku mesonim bashke djem e vajza. Kjo ishte nje fitore e madhe dhe merite e veçante e popullit te Fterres, qe e mbante shkollen vet. Dhe kjo nuk ishte aspak rastesi, sepse Fterra kishte tradita te lashta, te te pareve tane, te cilet kishin mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Stambollit, si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Omer Korkuti, Hivzi Bezhani  etj.

Ne gjurmet e tyre vazhduan mesimet ne Normalen e Elbasanit Lame Xhama, Xhevdet Kofina dhe me pas Hiqmet Dusha, Hiqmet Shehu, Safet Kofina, Shefki Mita e Esat Haxhiu. Pas tyre shkollat e mesme e te larta i vazhduan breza te tjere te rinj.

Une, ndoqa mesimet fillimisht ne Gjimnazin e Gjirokastres, pastaj te Shkodres dhe mbarova Liceun e Tiranes ne Korrik 1942. Ne Gjirokaster e ne Shkoder isha bashke me shokun e mikun tim te ngushte Refik Bezhani, me te cilin na bashkonte nje dashuri e madhe vellazerore.

Pasi kreva liceun, fitova konkursin e mora burse per ne Fakultetin e Letersi – Filozofise ne Firence te Italise, ku vazhdova vitin akademik 1942-1943.

rëndësi

Mbas mbarimit te vitit te pare, bashke me studentet e tjere shqiptare, ju pergjigjem menjehere pozitivisht thirrjes se Frontit Nacionalçlirimtar per tu kthyer ne Atdhe dhe per te ndihmuar Luften Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Qysh nga korriku i vitit 1943 , u aktivizova ne rinine antifashiste te Fterres dhe pastaj ne ate te Kurveleshit.

Pas fitores se luftes dhe çlirimit te vendit nga pushtuesit fashiste , ku ndodhesha ne aksionin e rinise ne rrugen Kukes Peshkopi (1946), mora telegrafin nga sekretariati i Brashit (ku isha trasferuar pas kongresit te dyte te rinise prill 1945),se me kishte dale e drejta e studimit per ne Fakultetin e Drejtesise ne ish Bashkimin Sovjetik.

Ne tetor 1946, bashke me disa shoke, arritem ne Leningrad (sot Petersburg). Ne fillim u ndeshem me veshtiresi shume te medha te klimes se ftohte dhe te mosnjohjes se gjuhes ruse. Ne avion mesuam vetem nje fjale rusisht “sasnoliot” (aeroplan) dhe s’dinim tjeter. Nepermjet nje kursi 6-mujor italisht-rusisht, arritem te mesonim gjuhen ruse dhe te frekuentojme mesimet bashke me studentet ruse. Fakultetin 5-vjeçar e mbarova me diplome te shkelqyer dhe ne korrik 1951 u ktheva ne Shqiperi e disa dite ne Fterre.

Me bashkëshorten e jetës, Melihanë

Pyetje: A mund te na njihni me veprimtarine tuaj si jurist dhe si pedagog ?

Përgjigje Si kuadro te para te larta, na caktuan ne vende me pergjegjesi. Ne shtator 1951 une u emerova ne hetuesine e Prokurorise se Pergjithshme dhe pas pak muajsh Prokuror Kasacioni pranë Gjykates se Larte, ku qendrova deri ne maj te vitit 1955. Ne kete kohe u zgjodha sekretar shkencor i Institutit te Shkencave deri me 1957. Kur u themelua Universiteti i Tiranes, u emerova Sekretar Shkencor i Universitetit deri me 1966 dhe Shef i Katedres Penale ne Fakultetin e Drejtesise.

Pyetje: Per arritjet tuaja shkencore çfare mund te thoni?

Përgjigje Nga viti 1957 deri e dhjetor 1960 ndoqa me korespondence aspiraturen ne Leningrad, ku mbrojtja disertacioin e doktorates. Me 1961 mora graden shkencore dhe me 1972 titullin Profesor. Nga viti 1966 deri me 1985, punova kryetar i Byrose Juridike ne Keshillin e Ministrave. Megjithate nuk i nderpreva leksionet ne Fakultet. Veprimtaria ime pedagogjike kalon 47 vjet , duke dhene ndihmesen time ne pergatitjen e juristeve, te cilet sot mbajne funksione te ndryshme deri ato me te larta ne sistemin e drejtesise.

Pyetje: Cilat vepra dallohen ne veprimtarine tuaj?

Përgjigje  Nderkaq, me sa kam mundur kam vazhduar edhe veprimtarine  shkencore. Deri tani jane botuar 18 libra, 115 artikuj shkencore, 35 referate e kumtesa ne konferenca kombetare e nderkombetare, si dhe autor i teksteve te Fakultetit: E drejta penale (Pjesa e Posaçme 9 botime), te tekstit te kriminalogjise, bashkeautore ne tekstet e se drejtes penale (Pjesa e Pergjithshme), Historia e Shtetit dhe e se drejtes ne Shqiperi, Komentari i Kodit Penal, 2 botime, etj.

Nder punimet shkencore me te rendesishme jane: Mbrojtja juridike penale e jetes se njeriut ne Shqiperi (teza e doktorates), E drejta zakonore penale e shqiptareve, e cila ka marre Çmimin e Republikes te shkalles se dyte, E drejta zakonore e Laberise ne planin krahasues, si dhe Mendimi juridik shqiptar.

Aktualisht kam derguar per botim punimin Mbrojtja juridike penale e pasurise.

Arritjet e mia ne punen shkencore jane modeste. Ato mund te kishin qene me te mira, po te mos kisha bere pune anonime per 20 vjet ne Kryeministri.

Pyetje: Kujt i dedikohen keto arritje?

Përgjigje Keto arritje u dedikohen nje varg faktoresh te marre se bashku, duke filluar nga trashegimia familjare, sepse babai yne Tahsin Elezi , ishte njeri me horizont te gjere kulturor dhe mjedisit shoqeror te Fterres qe na lindi e na rriti.

Nje faktor tjeter i rendesishem ka qene puna e vazhdueshme sistematike. Nga pervoja e gjate jam bindur se njeriu me vullnet te forte per pune, me vizion te gjere per jeten , me dashuri per dije e kulture mund te arrije te jap diçka ne  thesarin e kultures sone kombetare.

– Ju faleminderit

Nr. 26 – dhjetor, 2001

E  DREJTA  ZAKONORE  E  LABËRISË, SHPREHJE  E MËNÇURISË  POPULLORE DHE VLERAVE ETIKO-MORALE

– rreth librit të prof. Ismet Elezit “E drejta zakonore e Labërisë”

Me librin “E drejta zakonore e Labërisë”, prof. Ismet Elezi, është futur  në thellësi të historisë, kur Shqipëria  nuk kishte as shtet, kur nuk kishte as ligje dhe kur, kryesisht, zonat malore, në Jug e në Veri, qeveriseshin në “venome”, të cilat gëzonin të drejta të veçanta e privilegje të caktuara. Pikërisht në këto kushte, autori, në këtë libër  shpjegon se lebërit e zgjuar, ndjenë nevojën e gjetjes  së asaj që i bashkonte e i lidhte për të bërë një jëtë normale, në kushtet e asaj kohe, duke formuluar norma zakonore, sigurisht të pashkruara, të cilat i pranuan, si rregulla detyruese për banorët e fshatit, madje të gjithë krahinës.

Autori, duke  studjuar e skeduar, për më shumë se 25 vjet, literaturën që ka për Labërinë, në arkivin e  Shtetit,  në  arkivin etnografik  të Institutit  të Kulturës Popullore dhe në arkivin e Historisë,  duke  eksploruar  me ekspedita  mbi 10 vjet   në  15 fshatrat  e  Kurveleshit, si zemra e  Labërisë, si dhe  jo pak  fshatra  të tjera të  kësaj treve, ka ditur të vjelë mendime e përvojë, që nga  i Ati i tij, xha Tahsini  i  mënçur  në Fterrë, e gjer te normat zakonore, që iu veshën Papa Zhulit, që ka jetuar në Zhulat rreth viteve 1481, si dhe tek shartet e Idriz Sulit, një burrë zakoni i Labërisë jugore, në shekullin e 19-të, e deri te njerëz të tjerë të mënçur anonimë, të  jo pak fshatrave  të Labërisë. Njëherazi,me  aftësinë  e  seleksionimit  shkencor, ka arritur  të japë një thesar  mençurie dhe një pasuri të vlerave etiko-morale, që kanë qënë në bazë të mënyrës së  jetesës  së vetë Labërisë në  shekuj me radhe,  te cilat kanë shërbyer dhe si një motiv i brendshëm shpirtëror për të mos iu nënshtruar sunduesit të huaj, motiv që e ka bërë Labërinë të jetë një vatër dominante në  historinë shekullore të Shqipërisë.

Pavarësisht se prof. Elezi, në këtë studim, përfshin  kryesisht periudhën e shekullit të 19-të e deri në çerekun e parë të shekullit të 20-të,  mendimi përgjithësues i tij është shtrirë në një kohë pa kufi, duke notuar, horizontalisht e vertikalisht, deri në  mbetjet  e marrëdhënieve fisnore e patriarkale e duke u përqëndruar  në mbi 100 vjet të shekullit të 19-të e të fillimit të shekullit që sapo lam  pas. Vlerë e madhe është se, jo vetëm është i  pari autor, që  zbuloi emëruesin e përbashkët, të pashkruar, të mënyrës së jetesës, brez pas brezi e në breza me radhë: në Kurvelesh, Himarë – Bregdet, Lumi i  Vlorës, Rrëza e  Tepelenës  dhe në Rrëzomën e Delvinës, por  krahas  kësaj  na jep dhe kulturën e jetës  në atë zonë e në atë kohë, duke vënë në themel të saj, atë që  e cilëson “E drejta zakonore e Labërisë”, duke gjetur dhe rrënjët e  kësaj të drejte  zakonore, në  dy burime kryesore:  së pari,  në mënçurinë  popullore e në zgjuarsinë  natyrale  të  Labit,  dhe së  dyti, në Vlerat  etiko-morale, po të Labit, në  konceptin  gjeografik e historik të Labërisë, si krahinë e madhe.

Po cila është e ku duket kjo mënçuri, dhe këto vlera etiko-morale, që  kur i lexon  në  ketë libër, të çojnë mendimin në një periudhë të thellë në Labëri?

Vetë e drejta zakonore është produkt  i mënçurisë së burrave të zakonit e lebërve mëndjëhollë për të jetuar në normalitetin e kohës. Kjo mënçuri  në këtë krahinës përmban  mendësinë labe, që duket në mëndjen “femër” e në zgjuarsinë natyrale, si dhe në këshillën e matur të burrave të Labërisë, të cilën pleqtë e urtë e kanë treguar: në kuvende, në pleqësitë e fshatit a të krahinës, në pjesëmarrjen aktive të tyre, në gjykime të problemeve konkrete, në vendime e në marrëveshje të pashkruara, ku formuloheshin sentenca, të cilat ktheheshin në norma të detyrueshme në fshat e deri në krahinë. Burimet e kësaj mënçurie, autori, i ka parë, kryesisht në marrëdhëniet  familjare e martesore, organizimin shoqëror, të drejtën e pronësisë dhe të drejtën e trashgimnisë, si dhe në probleme të tjera të jetës në Labëri.

Pra, themeli mbi të cilën  është ngritur e drejta zakonore e Labërisë është, së pari, mënçuria popullore, ose e thënë ndryshe, mendësia labe. Dhe së dyti, e drejta zakonore e  Labërisë  është njëherazi  shprehje  e vlerave etiko-morale të  vetë popullit të Labërisë. Kështu, Nderi, në të drejtën zakonore të Labërisë, sipas këtij studimi shkencor, ishte vlerë dhe virtyt i lartë vetiak e familjar, por dhe shoqëror, duke pasur një kuptim të gjërë, e jo vetëm kur cenohej nderi familjar, por përfshinte dhe momentin: kur pështyhej, apo kur qëllohej me pëllëmbë a me shkop para të tjerëve, kur akuzohej si gënjeshtar a si shpifës, kur shkelte fjalën e dhënë, si edhe kur tradhëtonte mikun në shtëpi apo kur i merrte armën, e tjera.

Virtyti i nderit, shprehej në normën se “çdo njeri ka nderin e vet”, se “askush nuk mund të preket në nder”, që historikisht, siç shkruan autori në këtë libër: “ka patur një fuqi të pazakontë”. Aqë shume është çmuar  “nderi” , sa  kjo fjalë  ka hyrë dhe në  rrënjën e  fjalës magjike: “Faleminderit”, e formuar nga ngjitja, që nuk shqitet,  e dy fjalëve: fal+nder, me kuptim reciprok, dmth edhe unë të falem me nderin tim ty, ashtu si dhe ti, më falesh me  nderin tënd mua,  semantikë që nuk e gjën të paktën as tek   latinishtja e as tek greqishtja e lashte, apo dhe në gjuhët e sotme: të anglishtes e frengjishtes, të  gjermanishtes e italishtes, apo të rusishtes, pa e parë më tej në gjuhë të tjera. (Krahasoni, ju lutem, për një çast në mëndjen tuaj etimologjinë semantike të fjalës: faleminderit, me: thanks, merci, danke, grazie, spasiva). Aqë shumë e ka çmuar këtë virtyt ky popull, sa që, dhe urimin më të preferuar ka patur:“shëndet e nder!” dhe betimin me te forte,”për nder”, apo “fjalën e nderit”, gjë që shprehej dhe në sentencën: “Më mirë i vdekur e me nder, se sa i gjallë e pa nder”.

Prandaj autori, konkludon se: “Nderi dhe dinjiteti personal për malësorët, në Veri e në Jug, kudo ku jeton e banon shqiptari, është mbi të gjitha ndër vlerat më të larta shoqërore. Këto veti psiqike, nënvizon prof. Ismet Elezi, e dallojnë atë nga popujt e tjerë” (f. 33). Edhe për Jani Vreton, siç citon prof. Elezi: “nderi është më e vyera gjë”. Prandaj, dhe në Labëri, sipas të drejtës zakonore, në këtë krahinë, nderi ka qënë  kërkesë themelore për të zbatuar, në çdo rast, drejtësinë për të gjitha problemet a çështjet që i kanë dalë labit në jetën e tij, është balanca kryesore e vlerësimit të njeriut.

Me nderin është lidhur ngushtësisht dhe ndjesia e të Drejtës, e shprehur në formulimin: “imja-imja, jotja-totja”. Drejtësinë labi nuk e ka pritur t’ia siguronin të tjerët, por e ka ndertuar atë sipas normës zakonore për të qënë zot i vetes e i pronës dhe për të patur liri, nder, dinjitet, krenari, të cilat nuk i donte  të cenuara, por të plota e të sakta.

Po me nderin e lidh autori, dhe  virtytin e “burrërisë”, të “fjalës së dhënë”, të, “besa-besë” , “besa e burrit-pesha e gurit”, “burri kur jep fjalën, ther djalën”, apo “burrë është ai që fal”,, duke çmuar kështu jetën e njeriut. I tillë është dhe virtyti “i mikpritjes”, që ka lidhje të brendëshme psikologjike, gjithashtu me nderin e njeriut.

Duke shtjelluar këto virtyte, ku është bazuar e drejta zakonorë e Labërisë, Autori,  nenvizon se këto vlera, si bie fjala, “besën”, mbajtjen e “fjalës së dhënë”, Labëria e njeh të paktën që nga besëlidhja, e lidhur në Progonat, në 1846, kur besa është shfaqur dhe si një “institut juridik” i të drejtës zakonore të Labërisë. Ndërsa “Mikpritjen”, prof. Çabej, e cilëson si  “zakon i shenjtë” i shqiptarit, Kadareja, thote se shqiptari e ka  nderuar  mikun, si “hyjni” dhe Naimi që shkruan: “Njeriu, që është i uruar, mikun, e pret krahapur dhe e përcjell të gëzuar”, që në  të drejtën zakonore të Labërisë normohet: “nderi, i bëhet mikut”,  prof. Elezi e cilëson mikpritjen, si “virtyt i çmuar”.

Por, mençuria labe, konkludon prof. Elezi, të drejtën zakonore të Labërisë, herë pas here, e ka reformuar e zhvilluar, sepse normat zakonore nuk janë tipar biologjik i njeriut, por shprehje e rrethanave të caktuara. Prandaj dhe Labëria, duke mos i qëndruar statik a fanatik pandryshueshmërisë së normave e zakoneve tradicionale, ka ditur të zbut ashpërsinë e tyre, në përshtatje me progresin ekonomik e shoqëror, jo vetëm të Labërisë, por dhe të gjithë Shqipërisë.  Kjo sepse, burrat e kësaj treve kanë qënë, jo vetëm, siç i përshkruajnë vite më parë, kronikanë të huaj, “kreshnikë të rreptë e luftëtarë trima”, por prof. Elezi argumenton se “ajo(Labëria) është shquar dhe për njerëz të urtë e të mënçur, krijues e interpretues, por dhe zbatues të mirënjohur të  së drejtës zakonore”. (f. 31.)  Për këtë dëshmojnë 6 kuvënde të burrave të zakonit, që nga  1846 e deri në 1928, të cilët,(burrat e zakonit), konsideroheshin që të gjithë “burra 400 drehem”.

Gjithashtu, në këtë vepër  sqarohet idea se normat zakonore ruhen për aqë kohë sa nuk ekziston në praktikë e drejta zyrtare-pozitive, pra, ligji dhe  shteti, duke ruajtur ato të drejta zakonore e vlera etiko-morale, që nuk vijnë në kundërshtim me zhvillimin e shoqërisë në rrugën e lirisë e të civilizimit qytetar.

Pra, e drejta zakonore, duke qënë shprehje e mënçurisë popullore dhe e vlerave etiko-morale të vetë popullit të kësaj ane, është njëherazi dhe shprehje e ndjenjës së lirisë e të drejtës, të identitetit krahinor e kulturor të  arbërit e të Arbërisë, siç është emërtuar kjo krahinë për shekuj me radhë.

Ky konkluzion argumenton se Labëria, është jo vetëm treva e  trimërsë, por njëherazi dhe treva e mënçurisë, sepse trimërinë për lirinë e vendit, historikisht, e kane nxitur  të mënçurit, njerëzit e udhës së diturisë. Prandaj, trimat janë vënë në ballë të  luftës, pavarësisht se frytet e saj, kryesisht, i kanë përfituar politikanët. Kështu, në njerën anë, mençuria ka frymëzuar trimërinë, nga ana tjetër, trimëria ka sjellë lirinë, e cila përsëri, ka zhvilluar diturinë.

Për zgjidhjen e konfliktit me pushtuesit, mënçuria e dituria në Labëri,  ka ngritur më këmbë trimërinë, për të fituar lirinë, nderin e dinjitetin dhe  për të jetuar i sigurtë në trojet e veta. Ndërsa, konfliktet e mosmarrëveshjet brenda vetes, në fshat e krahinë, kjo trevë nuk i ka zgjidhur, me anën e forcës e të dhunës, por me anën e mënçurisë popullore dhe diturisë intelektuale të kohës. Ky mesazh, që vjen deri në ditët tona, na këshillon, aq më tepër në kushtet e demokracisë pluraliste e të globalizmit ndërkombëtar, që, zgjidhjen e problematikës aktuale, që nga familja e deri   në shkallë vendi, ashtu si dhe marrëdhëniet pozite/opozitë, dhe ato ndërkombëtare, t’i zgjidhim vetëm me fjalën e mençur e me mjetet e kulturës demokratike.

Në përfundim, mund të konkludohet, se, prof .Ismet Elezi, duke bashkuar mençurinë popullore me dijen e tij intelektuale, na ka dhënë një vepër me vlerë historike, kulturore e juridike, jo vetëm për Labërinë, por dhe për kulturën e dijen juridike shqiptare.

Guro ZENELI

Nr. 33 – prill 2003

Në ditët e nxehta të Korrikut, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nën drejtimin e Kryetarit Dr. Bujar Leskaj, organizoi një seminar me punonjësit e këtij institucioni me temë: “ Kultura juridike në Kontrollin e Lartë të Shtetit”, me një nga ikonat e jurispudencës shqiptare intelektualin e shquar Prof. Dr. Ismet Elezi. Profesor Ismet Elezi është në majat e mendimit juridik shqiptar, me një kontribut të çmuar unikal në fushën e Drejtësisë, si një veprimtar i shquar, një shkencëtar reformator me ide bashkëkohore jo vetëm për të kaluarën, të sotmen, por edhe për të ardhmen me mendimin e tij progresiv.

Njohuritë ekselente të Profesor Ismetit veçanërisht në fushën e të Drejtës Penale, por jo vetëm kaq, por edhe në fusha të tjera të së drejtës, si Historia e së Drejtës Shqiptare dhe ajo e mendimit juridik shqiptar, janë një kapital kombëtar që mund të pronësohen në dobi të punës për një kategori të gjërë shoqërore duke filluar nga studjuesit, studentët, juristët, sociologët, psikologët, historianët dhe punonjësit e institucioneve të larta shtetërore. Ishte kjo ndjesi dhe këndvështrim vizionar i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që eksperiencën e dietarit të shquar në fushën juridike Profesor Ismet Elezit ta bëjë pronë edhe të punonjësve të këtij institucioni nëpërmjet seminarit për të rritur kulturën juridike.  Mosnjohja e ligjeve, shkelja e tyre për arësye subjektive apo objektive, janë objekt kontrolli, që kërkojnë kulturë juridike dhe njohuri të përgjithshme nga punonjësit e KLSH. Të mësuarit është proces i vazhdueshëm, se dhe ligjet nuk janë statike, ato kanë dinamikën e tyre të zhvillimit, që duhet njohur e përvetësuar për të qënë kopetentë në detyrën e audituesit. Bota sundohet nga ligji. Që në kohëh e Firdusit të lashtësisë, ai theksonte se një shtet i mirë quhet atëhere kur ka ligje të mira, infrastrukturë të mirë dhe njerëz të mirë. Njëra nga këto të tria të mungojë, ai nuk është shtet i mirë. Profesor Ismeti theksoi para punonjësve të KLSH, se nuk mjafton të kesh ligje të mira, kjo është njëra ana e medaljes, e rëndësishme është që këto ligje të njihen profesionalisht dhe të zbatohen rigorozisht dhe korrektësisht nga instancat shetetërore. Kontrolli ndaj zbatimit të ligjit nga punonjësit e KLSH, kërkon kopetencë profesionale, ndershmëri, korrektësi, paanshmëri në detyrë. Suksesin në veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Profesor Elezi, e vlerësoi si një risi, që vjen nga kualifikimi dhe ndërgjegjësimi i stafit duke njohur përvojën e vendit dhe atë europiane e botërore. Fatkeqësisht, qeveritë që kanë qarkulluar gjatë këtyre 25 viteve të ashtëquajtura demokraci e kanë nënvleftësuar, për të mos thënë e kanë injoruar apo mohuar plotësisht përvojën që u trashëgua nga brezat e kaluar. Ky është një qëndrim metafizik i një klase politike të indoktrinuar me nihilizëm provincial. Eksperienca e përparuar është zëdhënsja më e pagabueshme për zbatimin e ligjit. Shumë intelektual të ditur, përfshirë këtu edhe Profesor Ismet Elezin, janë lënë në harresë, dhe kultura dhe dijet e tyre eruditive kanë bjerrur dhe nuk kanë gjetur terren për tu transmetuar te brezi i ri i punonjësve të institucioneve qëndrore apo lokale të shtetit. Të nderosh njerëzit  e ditur, do të thotë të vlerësosh diturinë kombëtare dhe të jesh një drejtues vizionar, që i hap perspektivë zhvillimit të shoqërisë të vëndit tënd. Profesor Ismet Elezi, rolin që po kryen Kontrolli i Lartë i Shtetit aktualisht e ka vlerësuar si një gjenerator, që prodhon ide, metoda operacionale kontrolli efiçente, me një profesionalizëm bashkëkohor, duke përfituar nga përvoja e përparuar vëndase dhe e huaj europiane e botërore. Kjo është një risi, që e ka bërë këtë institucion vitet e fundit një autoritet efiçent me efektivitet të lartë në zbulimin e shkeljeve të ligjshmërisë dhe abuzimeve me detyrën shtetërore. Kontrolli i Lartë i Shtetit është një armë e fuqishme në duart e çdo qeverie që kërkon të bëjë shtet modern, demokratik në luftë me çdo abuzim dhe shpërdorim të pasurisë publike.

Koha ka treguar qartësisht, se ujqërit e të djathtës dhe çakenjtë e së majtës, janë specie të së njëjtës familje në qarkullim, që kanë për mision të shkatërrojnë shtetin dhe demokracinë e brishtë shqiptare. Ata janë modele, që siç i ka përcaktuar i madhi Ali Asllani, notojnë në korrupsion me moton: “ Hani pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve, Hani pini dhe rrëmbeni është koha e maskarenjve. Hani pini dhe rrëmbeni mbushni xhepa, mbushni arka, të pa brek ju gjeti dita, miljoner ju gjeti darka”.

Oligarkia e hajdutëve s’kanë ngjyra politike. Kultivuesit, inspiruesit, ombrellëmbrojtësit  dhe shpëtimtarët e tyre kur përballen me ligjin, janë partitë politike të majta e të djathta kur vijnë në pushtet. Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk ka qënë selektiv në zbulimin e hajdutërisë të shtetarëve të lartë, duke filluar nga drejtor qëndror, e derit te ata vendor. Por ajo që bie në sy, si dje kur qeveriste e djathta dhe sot që qeveris e majta, mjeshtrat e mitmarrjes, përvetësimit të pasurisë publike, pazaret me tenderat dhe emrimet preferenciale, janë në të njëtën standard klientelist të forcës së liderit. Shpërdoruesve dhe përvetësuesve të pasurisë së përbashkët deri më sot s’u ka hyrë as një gjëmb në këmbë. Urojmë, që ligji dhe shteti të veproj në të ardhmen, që të tronditen sado pak themelet e korrupsionit. Shqipëria, me një pasuri natyrore dhe nën tokësore të lakmueshme edhe për vënde të mëdha të zhvilluara, është në këtë gjëndje të mjerueshme, me një varfëri të tejskajshme, si rezultat I një qeverisje të keqe abuzive për 25 vjet rresht, pa u ndalur. Trupi i Shqipërisë nuk është gërvishur, e as provokuar, por është shqyer nga hijenat e pushtetit dhe klima komplementare midis të majtës dhe të djathtës ka krijuar siguri se ligji nuk vepron, kur politika të mbron. “ Për çfarëdo qoftë duhet të na gjykojnë vetëm të barabartët”, thotë Balzaku. Por në Shqipëri nuk ndodh kurrë kështu. Hajdutët politikanë e shtetarë, qarkullojnë të lirë edhe pse i zbulon autoriteti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ne i shohim në ekranin e televizorit duke vjedhur pasurinë e popullit, bankat, thesarin, dhe ata dalin të larë para ligjit dhe drejtësisë. Në rast se Shqipëria duhe të rilind, siç e ka sloganin kjo qeveri, kjo do të ndodhi vetëm atëhere kur shpata e drejtësisë nuk do të ketë mill për të korrur pa dallim në të dy krahët si të majtë ashtu edhe të djathtë. Aleati më i fort i suksesit të një qeverisje që kërkon të bëjë ndryshimin, duhet të jetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, që është i pavarur dhe i depolitizuar. Këtë cilësi dalluese ky institucion e ka treguar qartësisht si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

Ky ishte një nga konstatimet dhe vlerësimet që bëri edhe Profesor Ismet Elezi gjatë ligjëratës së tij para këtij institucioni. Një qeverisje e suksesshme do të arrihet vetëm atëhere kur të respektoj institucionet e pavarura dhe do të dëgjoj zërin e njerëzve të shquar të ligjit dhe drejtësisë. “ Drejtësia i nevoitet një populli më tepër mbase edhe se qytetërimi”, shkruante Koleta. Akademikja e Asociuar, Prof. Dr. Aurela Anastasi, duke vlerësuar kontributin dhe veprën unikale të profesor Ismet Elezit, në dobi të njohjes dhe zbatimit të ligjit, për të vendosur drejtësi, ajo shpalosi diapazonin e gjërë të veprës së tij në fushën e studimeve të historisë, të së drejtës penale, e në veçanti të së drejtës zakonore shqiptare. Në këtë fushë ka dhjetra punime në formën e monografive dhe artikujve shkencor të botuara në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ndërto spikasin “ E drejta zakonore e Labërisë”, “ Kanuni i Labërisë”, “ Zhvillimi Historik i mendimit juridiko – penal”, “Historia e së drejtës penale”, e shumë vepra të tjera të së drejtës shqiptare. Në këtë konteks, Profesor Ismet Elezi është një “ institucion” më vete. Këtë kapital kulturor të patjetërsueshëm në fushën juridike të Profesor Ismet Elezit, për të njohur ligjet brenda natyrës shqiptare, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, e bëri objekt të veçantë njohje për punonjësit e tij, në një seminar të specializuar. Qëndrimi ndaj përvojës në vitet e demokracisë ka shteruar. Ata, që injorojnë përvojën, shqelmojnë dijet shekullore të provuara në praktikë, që janë udhërrëfyese për tu orientuar drejt suksesit. Le të besojmë te thënja e Gëtes: “ Përvoja, është mësuesi i përjetshëm i jetës”.

Jetshkrimi dhe aktiviteti shkencor

Juristi Dr. Prof. Ismet Elezi lindi ne vitin 1920 ne Fterrë 10 km larg Borshit dhe bregdetit Jon. Filloi shkollen ne Piqeras, mori liceun ne Tirane ne vitin 1942, filloi ne vitin 1943 studimet ne Firence, por per shkak lufte i nderpreu. Ne vitet 1946-1951 vazhdoi studimet universitare ne Leningrad (Peterburg) dhe po aty nga viti 1957 deri ne vitin 1960 mbaroi studimet pasuniversitare dhe ne vitin 1961 mori graden shkencore. Ne vitin 1972 mori titullin “Profesor”. Ka qene Sekretar Shkencor i lnstitutit të Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave (1966-1985). Për rreth 50 vjet punon si pedagog dhe ka drejtuar katedrën penale në Fakultetin e Drejtësisë (1957-1990). Vepra shkencore: “E drejta zakonore penale e shqiptarëve” ka marrë çmimin e Republikës. Vepër me vlerë të vaçantë është dhe “E drejta zakonore e Labërisë”. Është autor i disa teksteve të së drejtës penale (Pjesa e Posaçme) si dhe bashkautor i teksteve të tjerë. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 1998 Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar” në shkencë.

Për lëndën e drejtësisë ka hartuar disa tekste, ka ndërtuar mbi 15 monografi dhe ka shkruar mbi 80 artikuj e referate shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. E shquar është vepra: “E Drejta zakonore e Labërisë në planin krahësues”. Tani Profesor Ismet Elezi është në proces të veprës më të plotë: “E drejta zakonore Shqiptare”.
Për 10 vjet pandërprerë ka hartuar veprën me titull “Mendimi Juridik Shqiptare” prej 326 faqesh të publikuem në Tirane ne vitin 1999, e cila është një paraqitje që hap rrugën për enciklopedinë juridike shqiptare. Ka kontrubuar ne perpilimin e Kodit Penal te vitit 1995.

Studimet e tij jane vlersuar nga rrethet shkencore në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup etj. Ka patur lidhje shkencore me Institutin Etnografik në Moskë, me Universitetin Graz në Austri, me Institutin e Studimeve për Europën Juglindore me qendër në Londër, me shkencëtarë në Çikago e Filadelfia të SHBA, në Bari të Italisë etj. Edhe sot në moshë të thyer ai vazhdon studimet e tij ne fushën juridike.

Vijon…