Prof. Lush Susaj: Bujqësia duhet të trajtohet si gjenerues i punësimit dhe mirëqenies

570
Sigal

INTERVISTA/ Flet Prof.
Lush Susaj:

Bujqësia duhet të
trajtohet si gjenerues i punësimit dhe mirëqenies

 

 

-Buxheti i vitit 2017, për bujqësinë, është i
pa argumentuar dhe i pamjaftueshëm

 Punësimi dhe prodhimi bujqësor i
Shqipërisë është i fragmentuar dhe i shpërndarë në mbi 300  mijë ferma

 Investimi vjetor nuk është më shumë se
270  USD/fermë apo rreth 270 dollarë për një familje bujqësore me 4-5
anëtar, i pamjaftueshëm

 Bujqësia jonë vuan nga prodhimtaria e
ulët;

 Bujqësia jonë  vuan nga mungesa e standardeve;

 Bujqësia jonë  vuan  keq menaxhimi
i fondeve;

 

Nga Arben PROGONATI

 

Për pozicionin dhe
kushtet tona specifike, historike, demografike, gjeografike dhe hidrike,
mungesa e një strategjie kombëtare të qëndrueshme, ku si përparësi e
përparësive duhet të ishte rimëkëmbja dhe zhvillimi i integruar e i qëndrueshëm
i bujqësisë, për fat të keq, ndodh e kundërta, harresa dhe shpërfillja ndaj
bujqësisë dhe interesave jetike të vendit.

Ku qëndron problemi më
i madh i politikave ndaj bujqësisë dhe buxheti çfarë problemesh mbart?

Mungesa e vizionit si dhe sjellja abuzive dhe
e papranueshme ndaj bujqësisë si gjeneratori më i madh i punësimit, mirëqenies
dhe stabilitetit, nënkuptohet lehtë edhe nga buxheti i tepër i kufizuar e i
pamjaftueshëm i vitit 2017 për fermat, tokën dhe prodhimet bujqësore. Buxheti i
parashikuar për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2017, është 10
miliard lekë ose  80 milion USD. Edhe sikur të mos ekzistonin shpërdorimet
e njohura e të stërnjohura me dosjet fiktive dhe strategjitë e studimet e bëra
nga militantë e shoqata të ringjallura e të rilindura në kohë fushatash
elektorale, prapë se prapë, ky buxhet është i pamjaftueshëm, larg nevojave
reale të bujqësisë që po rrokulliset drejt një kolapsi dhe degradimi të plotë. Ndoshta
politika jonë e mbështetur në militantë dhe kapacitete të ulëta ekonomike e
njerëzore, akoma nuk ka kuptuar faktin se punësimi dhe prodhimi bujqësor i
Shqipërisë është i fragmentuar dhe i shpërndarë në mbi 300  mije ferma. Në
këtë situatë, nuk mund të flitet për një bujqësi vizionare e konkurruese me
vendet e rajonit dhe më gjerë, në kushtet kur investimi vjetor nuk është më
shumë se 270  USD/ferme apo rreth 270 dollar për një familje bujqësore me
4-5 anëtar. Nëse politika dhe administrate jonë nuk e kupton këtë tregues dhe
realitet të trishtë, atëherë mund t’i referohet një treguesi tjetër që tregon
se si në Shqipërinë e vitit 2017, me rreth 680  mijë ha tokë 
bujqësore, nga buxheti i shtetit, janë planifikuar jo më shumë se 120 USD/ha. Për
Shqipërinë nuk ka rrugë as mundësi tjetër përveç asaj që kalon përmes
zhvillimit të një bujqësie dhe ekonomie të integruar e konkurruese me vendet e
rajonit dhe vendet e BE. Në këtë rast, nuk pretendoj për zhvillime, investime
dhe subvencione të krahasueshme me Spanjën, Italinë, Francën, Gjermaninë,
Kaliforninë apo Izraelin, por kemi të drejtë që të pretendojmë e të kërkojmë
buxhet, politika dhe ritme zhvillimi të krahasueshme dhe të integrueshme me
politikat dhe zhvillimet e vendeve të rajonit (Serbia, Maqedonia, Mali i zi dhe
Kosova), që krahasuar me Shqipërinë, përveç barrës së ulët fiskale dhe
politikave mbrojtëse dhe subvencionuese, investojnë nga buxhetet e tyre 3-4
herë më shumë për njësi të sipërfaqes dhe për njësi të prodhimit bujqësor. Për
fatin e keq, në këto 26 vite, pavarësisht nga demagogjia dhe premtimet boshe,
nga njëra anë kemi parë dhe përjetuar degradimin e gjithanshëm të degëve të
bujqësisë, ndërsa nga ana tjetër kemi dëgjuar e konsumuar pa hesap demagogjinë
mbi ato zhvillimet imagjinare, apo për prioritetet që rezultuan të ishin
fasada, mashtrime dhe mungesë vizioni ndaj ekonomisë së qëndrueshme, dhe
bujqësisë në veçanti. Nisur nga ky këndvështrim, edhe buxheti i vitit 2017 për
bujqësinë, mendoj se nuk përmban asgjë të re, është njëlloj si buxhetet e
mëparshme, është i pamjaftueshëm dhe me shanse të mëdha për tu keqadministruar.

    

Cilat janë problemet e
bujqësisë sot?

Problemet me të cilat përballet bujqësia, janë
të njohura, shumica e tyre janë të krijuara dhe të akumuluara nga qeverisjet e
mëparshme. Ndërsa nuk kanë munguar as të rejat e këtyre tre viteve të
karakterizuara nga mungesa e subvencioneve, nga shpërdorimi dhe klientelizmi me
projektet dhe studimet, si dhe nga praktikat monopolizuese e fragmentare të
tregjeve, çmimeve dhe investimeve.

Bujqësia jonë vuan nga prodhimtaria e ulët:

Kjo situatë absurde, ka ndikuar në thellimin e
mëtejshëm plagës më të madhe që ka pasur dhe ka bujqësisë shqiptare e cila
vazhdon të vuaj prodhimtaria e ulet. Për shkak të prodhimit të ulët, çdo vit në
Shqipëri importohen rreth 900 milion USD produkte bujqësore të konsumit të përditshëm.

Vuan nga mungesa e standardeve:

Bujqësia Shqiptarë, si në asnjë vend tjetër të
rajonit dhe Evropës, ka vuajtur dhe po vuan shkallen e ulët të standardeve dhe
të konkurrueshmërisë, për pasojë humbjet janë të mëdha,  prodhimi mbetet
pa u shitur ose shitet me çmime shumë të ulëta.

Keqmenaxhimi i fondeve:

Përveç  buxhetit të ulët, bujqësia jonë
vuan edhe për shkak të keqmenaxhimit të atyre fondeve publike të adresuara për
prodhimin bujqësor. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh për shkak se në këto 26 vite,
politika abuzuese ka zhvlerësuar specialistin, intelektin dhe menaxhmentin e
bujqësisë. Në këto vite e dekada, militantet partiak u shndërruan në rriqna të
pangopura dhe të pashqitshme, siç thoshte Noli në fjalimin e vitit 1924.
Militantët apo rriqnat e korrupsionit dhe hajdutërisë nuk kanë pasur dhe nuk kanë
ngjyrë e as përkatësi politike. Për pasojë të gjithë ata që jetuan e punuan në
këtë vend, e shohin dhe e kuptojnë faktin që në sistemin e bujqësisë dhe më
gjërë, nuk ka ndryshuar asgjë as në filozofi, as në intelekt dhe as në
menaxhment. Kjo duket edhe në faktin që, përveç atyre që guxuan të debatojnë
dhe të kundërshtojnë abuzimet dhe mediokritetin, përveç atyre që patën edukatë
dhe  integritet moral, e që u pushuan nga puna, të tjerët (servilet,
abuzuesit, injorantët e të shushaturit), janë atje ku ishin dhe vazhdojnë të
bëjnë me investimet, projektet, ligjet dhe politikat bujqësore, atë që kanë
bërë vite me radhë, keqadministrimin dhe degradimin e tyre.

Mungesë intelekti dhe menaxhmenti: Në këto
vite e dekada, drejtorit dhe departamentet e bujqësisë, pikat kyçe të administratës,
përgjegjëse për përdorimin e fondeve, subvencioneve dhe projekteve për
bujqësinë dhe zhvillimin rural, janë uzurpuar nga militantët. Janë mbushur me
krushqi e mëhalla, me lidhje nepotike, të cilat kanë shërbyer për të vjedhur e shpërdoruar
sipas kodit të besnikërisë ndaj gjakut, fisit e katundit, njëlloj si në pashallëqet
e shekujve XV-XVI. Në të tilla kushte nepotizmi, krahinizmi dhe militantizmi
(sipas Nolit, made in Rriqna),
studimet, oponencat dhe tenderët për kanalet, digat, ujë mbledhësit, pritat
malore, etj, gjithnjë u janë dhënë militanteve, rriqnave të  partisë që
kontrollojnë dhe abuzojnë në çdo gjë. Për më tepër, administrimi i kodrave të
buta, administrimi i monumenteve natyrore e deri dhe historike, administrimi i
lagunave, madje dhe i zonave të mbrojtura u kafshuan dhe u sakrifikuan për të fortët
e partisë apo qehallarët e vjetër të komunave e bashkive që degraduan duke
vjedhur e duke u pasuruar deri edhe me ndihmën sociale dhe me tokat vakëf. Për pasojë,
në këto 26 vite, në bujqësi, në vend që të formohej dhe konsolidohej ligji,
përvoja e mirë, intelekti, menaxhmenti dhe politikat integruese Evropiane, u
formuan skemat më të paimagjinueshme të vjedhjes dhe të shpërdorimit projekteve
dhe granteve që në të shumtën e rasteve përfunduan në dorën e kryetarëve të
partive në rrethe e qarqe, nga ku nuk mbeti asgjë.

 

Si mund të zgjidhen këto probleme? 

Zgjidhja e këtyre problemeve të krijuara e të
trashura në vite, pikë së pari kërkon njerëz me dije, me vizion, me ndershmëri
dhe me guxim.  Bujqësia ka probleme të reja dhe të akumuluara në vite, kjo
situatë ka zgjidhje dhe duhet filluar nga zgjidhjet imediate, të mundshme e pak
të kushtueshme si:


pari
, nuk ka asnjë pengesë dhe mosdakordësi që bujqësia të dalë
përtej fasadave, shpërdorimeve dhe demagogjisë për interesat e vogla të çastit.
Nga prioritet i fjalëve dhe premtimeve boshe, mund dhe duhet të kthehet në një
prioritet real kombëtar duke i akorduar çdo vit jo me pak se 5 % të buxhetit
vjetor të shtetit.


dyti
, asgjë nuk e pengon administratën dhe as politikën tonë, që pas
26 viteve dështim e dekadencë, në drejtim të departamenteve dhe të drejtorive
të bujqësisë, në drejtim të projekteve, oponencës, super vizionit dhe agjencive
që administrojnë fondet, strategjitë dhe studimet për bujqësinë dhe zhvillimin
rural, të vendosen ekspertet, specialistet dhe menaxheret më të mirë e të
provuar për korrektesë, dije dhe disiplinë shtetërore e menaxheriale. Kjo mund
të realizohet me anën një konkurrimi që në vend të dokumentit të partisë apo
sistemin nepotik të kryetarëve, vlerëson dhe përzgjedh diplomën e dijeve
universitare dhe sistemin e vlerave intelektuale e menaxheriale. Në asnjë kohë,
në fashizëm as në diktaturë, nuk ka ndodhur që agronomi, veterineri apo
inxhinieri i pyjeve të zëvendësohej me elektroaut makinash apo me polic të
liruar, apo me oficerë këmbësorie në lirim. Ngjarje të tilla janë për gines
ndërkombëtar, janë dëshmues të një degradimi të skajshëm të drejtimit dhe
administrimit nepotik, pa ligje, pa dije, pa përvojë dhe meritokraci.


treti
, situata do të mund të ndryshonte për mirë edhe sikur 1/10 e
shpenzimeve për strategji e studime të kryera nga shoqatat dhe individët
fantazmë e që nuk bëjnë për asgjë, te investoheshin në krijimin dhe
implementimin e teknologjive moderne përmes të cilave sigurohet rritja e
prodhimit, rritja e standardeve dhe e konkurrueshmërisë në tregjet rajonale e
botërore.


katërti
, pas 26 viteve me injorancë dhe ç’organizim të organizuar, ka
ardhur koha që zgjidhjen e problemeve jetike që lidhen me teknologjitë e
prodhimit, problemeve që lidhen me studimet dhe strategjitë e zhvillimeve
kombëtare, rajonale dhe lokale, problemet që lidhen me oponencën, me
ekspertizën dhe me supervizionin, ta kërkojmë tek Departamentet e Universitetit
dhe akademikët e fushave dhe shkencave përkatëse. Mendoj se 26 vite, janë të
mjaftueshme e të bollshme për të kuptuar pasojat e zëvendësimit të
universitetit, profesoratit dhe specialistëve të bujqësisë me shoqatat dhe me
militantët mediokër, të shushatur e të babëzitur të partive.