Prof. Dr. Lush Susaj: Një ngjarje e rendësishme për Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Shqipërinë, u realizua diploma duale me Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali 

-Në UBT, u realizua diploma duale me Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali 

– Detyrë përvoja dhe bashkëpunimi me universitetet dhe me stafet pedagogjike të universiteteve të Europës

Sigal

– Shembullin më të mirë mund ta gjeni e ta prekni në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit

 

Nevoja për ndërkombëtarizimin dhe integrimin real të shkollave dhe universiteteve

Për shëndoshjën dhe reformimin real e të prekshëm të sistemit arsimorë të Shqipërisë në nivel makro, gjithëmonë ka patur e do të ketë iniciativa dhe përpjekje, fatkeqësishtë më shumë si propagandë se sa si veprime dhe si arritje konkrete. Ndërsa përvoja në vite e dekada është ajo që na mëson se zhvillimi nuk mund të vijë kurrë përmes bukerizimit, as autokracisë dhe as përmes nepotizmit që vetëm sa po e përçan dhe po e mbytë demokracinë universitare. Në këtë mënyrë është shkaktuar e gjithë kjo situatë e rëndë propagandistike dhe stabilitokratike, që ngjan me një pellg të kënetëzuar nga mungesa reale e qarkullimit të programeve, të projekteve dhe të elitave drejtuese, menaxhuese, pedagogjike e shkëncore.

Është përvoja e këtyre viteve jo të mira për sistemin tonë arsimorë që na mëson dhe apelon për të fuqizuar sa më shumë e në mënëyrë konkrete profesoriatin dhe stafet ndihmëse. Kjo përmes specializimeve jashtë dhe përmes realizimit të programeve, kurikulave dhe diplomave të përbashkëta.

Në këtë drejtim, unë mëndoj së shembullin më të mirë mund ta gjeni e ta prekni në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në Universitetin Bujqësorë të Tiranës. Sikurse dihet, në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, krahas punës dy vjeçare në nivel makro për të përshtatur dhe integruar strukturën dhe kurikulat me Universitetin Boku të Vjenës, prej më shumë se 7 vitesh departamenti ka punuar në mënyrë intensive edhe me Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali. Sikurse dihet, puna që filloj 7 vite më parë, është kurorëzuar dje (e mërkurë me 10 gusht 2025), me një ngjarje historike që ka të bëjë me diplomimin e studentëve të parë italianë dhe shqiptarë, të cilët sot zotërojnë dhe gëzojnë diplomën duale të integruar, e kudo të kërkuar nga tregu rajonal dhe ndërkombëtarë i punës.

Në UBT, u realizua diploma duale me Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali 

Të mërkurën me datë 10 shtator 2025, një grup studentësh të programit të studimit Arkitekturë peizazhi të Universitetit Bujqësor të Tiranës, kurorëzuan me sukses të plotë studimet e tyre duke marrë një diplomë të dyfishtë, pasi krahas diplomës Bachelor në Arkitekturë peizazhi, të UBT, ata marrin edhe diplomën në Planifikimit dhe projektimit të peizazhit të Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali. Sipas praktikës ndëruniversitare dhe mërrëveshjes, diplomat u referuan dhe u vlerësuan nga një komision i përbashkët diplomimi, të përbërë nga profesorë të të dy universiteteve. Studentët referuan punën e tyre përballë profesorëve të departamentit dhe dy profesorëve të Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali. Punimet shkëncore të studentëve, të udhëhequra nga profesorë shqiptarë dhe italianë, u ndoqën me kujdes dhe u pasuan me opinionet, pyetjet, përgjigjet dhe vlerësimin e secilit anëtarë të komisionit.

Unë pata rastin që të jem në komisionin e vlerësimit, e të ndjek nga afër referimet e studentëve dhe vlerësimin e profesorëve italianë, nga ku mund të bëjmë edhe njëfarë krahasimi në lidhje me nivelin e punimeve dhe të vlerësimit të tyre. Me kënaqësi, konstatojmë që studentët tonë, për nga cilësia e punimeve shkëncore dhe njohurive universitare qëndrojnë shumë mirëë përkrah studentëve italianë. Sikurse edhe vlerësimet tona (të profesorëve shqiptarë), janë në një nivel të bkrahasueshëm me vlerësimet e dhëna nga profesorët italianë. Ndërsa gëzimin më të madh, unë e ndaj për atë momentin kur në vlerësimin përfundimtarë me notë, që të dy profesorët italianë, përmes lidhjes online, vlerësuan tre nga studentët tona me notën maksimale 10-të. Nëë këtë mënyrë, dje është realizuar mbrotja e parë e diplomës duale midis UBT dhe Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali, që për mua është një ngjarje e shënuar në konsolidimin e një shkolle dhe profesioni jetik për Shqipërinë.

Përveç studentëve shqiptarë, janë edhe 4 studentë italianë që do të behen të parët studentë të huaj që krahas diplomës italiane, do të mbajnë edhe diplomën e UBT, në Arkitekturë peizazhi.

Mëndoj se është një arritje e rëndësishme për një program të ri që nisi vetëm 7 vite, për faktin se kjo arritje konfirmon dhe dëshmon për plotësimin e standarteve europiane të arsimimit universitar në këtë fushë të re, njëkohësishtë të munguar dhe shumë të kërkuar.

Në këtë arritje, krahas mbështetjes së organeve dhe drejtuesve të institucionit, puna dhe kontributi më i madh është e atyre që e ideuan dhe e realizuan, e që janë stafi i Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit. Në këtë staf sikurse në të gjitha rastet e tjera të ngjashme, ka një ideator dhe një kontribues që ka mabjtur peshën më të rëndë. Ky ideator dhe kontribues është Prof. Dr. Zydi Teqja, për të cilin gjithmonë do të ketë vlerësim dhe mirënjohje. Ideja që paraqiti para 7 vitesh tashmë është bërë realitet. Ndërsa puna, përkushtimi dhe vëndosmëria e Zydi Teqes, e dha produktin dhe rezultatin që kishim endërruar.

Sikurse dihet, kohët e fundit po diskutohet shumë iniciativa në lidhje me hapësirat publike, për parqet, lulishtet, kopshtet, tapetëët dhe rilindjen urbane, etj. Këto realitete kan të bëjnë me shëndetin dhe jetën tonë të përditëshme, e që mund të zhvillohen në drejtimin e duhur vetëm përmes njohurive të mira në fushën e arkitekturës së peizazhit, që tashmë është një profesion dhe fushë me një të ardhme të shkëlqyer në Shqipëri dhe në botë.

Të tilla iniciativa, mund të bëhën realitet vetëm përmes specialistëve të mirfilltë të arkitekturës së peizazhit, nga ku i kontribohet adresimit të nevojave dhe sfidave që kanë shoqëritë kudo në botë me ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit, ndotjen, erozionin, etj. Sepse janë arkitektët e peizazhit ata që realishtë dhe më mirë se askush tjetër mund të garantojnë krijimin e rrjetit të ndërlidhur dhe funksional të elementeve natyrorë dhe gjysëm natyrorë, që ofron shërbime jetike për qytetet, si: menaxhimin e ujit, filtrimin e ajrit, regjimin termik të mjedisit, habitatet e qëndrueshme për kafshët e egra, si dhe hapësira të shëndtëshme dhe relaksuese për të jetuar, rekreacion dhe një situatë të mirë të shëndetit mëndor.

Në këtë drejtim, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, përmes përgatitjes së arkitektëve të ri të peizazhit me programe, dije dhe praktika të nivelit Europian, synon që të japë një kontribut të rëndësishëm në adresimin e sfidave mjedisore të kohës.

 

Shënim:

Pamje nga prezantimi i punimeve të diplomës nga ana studentëve të e Arkitekturës së Peizazhit, në UBT, të diplomuar me datën 10 shtator 2025, e ku tre nga studentet e UBT u vlerësuan me notën 10 (Në foto: Prof. Dr. Gjokë Vksani (shef i departamentit);Prof. Dr. Zydi Teqja; Prof. Dr. Lush Susaj; Dr. Silvi Jani; Dr. Dea Buza, etj, si dhe studentet e diplomuar. )