Prof. Dr. Kastriot Islami : Komisioni i Venecias “fshikulloi” ndryshimet e njënashme, të nxituara dhe antidemokratike të Kodit Zgjedhor!

243
Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami ish kryetar i Parlamentit

Komisioni i Venecias “fshikullon” ndryshimet e njënashme, të nxituara dhe antidemokratike në Kodin Zgjedhor!

Komisioni i Venecias, duke analizuar të gjithë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë, për më tepër në rrethanat e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe të një parlamenti me legjitimitet të dyshimtë, dhe në kushtet kur maxhoranca ka dhunuar një marrëveshje politike të arritur nga palët për të kryer në mënyrë konsensuale ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, përmes publikimit të një qëndrimi parimor demokratik dhe komentesh të detajuara teknike, ka konfirmuar të gjithë shqetësimet e opozitës dhe ka hedhur poshtë të gjithë veprimet antidemokratike, antikushtetuese dhe anti-integruese të Ramës. Komisioni i Venecias, duke ju përmbajtur me rigorozitet parimeve të Kodit Etik për zgjedhje të lira ë të ndershme, ku ndër të tjera thuhet qartas se “ndryshimet në kodin zgjedhor s’duhet të bëhen më vonë se një vit para zgjedhjeve”, i ka konsideruar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, me arrogancë dhe kokëfortësi nga Edi Rama:

  • të njëanshme;
  • të nxituara;
  • pa konsultimet e nevojshme;
  • përmes një procesi jo-gjithëpërfshirës;
  • kushtetutshëmria e të cilave nuk mund të konfirmohet nga mungesa e Gj.K.;
  • ndryshimet kushtetuese ishin kundër rregullave themelore demokratike;
  • e tjerë…

Komisioni i Venecias po ashtu është shprehur se “stabiliteti i kodit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin e publikut në procesin zgjedhor, dhe për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të kornizës legjislative elektorale….”. Komisioni i Venecias ka paralajmëruar Ramën me këtë rast duke u shprehur se “sa më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë ato në rezultatin e zgjedhjeve”. Komisioni i Venecias, duke ruajtur paanësinë, ka dhënë në mënyrë profesionale edhe disa “këshiila” se si duhet të veprohet në të ardhmen, pra për zgjedhjet e ardhshme. Si përfundim mund të thuhet se kundër ndryshimeve të njënashme dhe arrogante të Edi Ramës në Kodin Zgjedhor, duke rrezikuar rëndë zgjedhjet e ardhshme, të lira e të ndershme, është pozicionuar edhe një insititucion tjetër europian, Komisioni i Venecias, që gëzon reputacion përsa i përket profesionalizmit dhe integritetit në fushën e hartimit dhe zbatimit demokratik të ligjeve…