Prof. Dr. Kastriot Islami: E vërteta e vaksinimit në Shqipëri

85
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ja e vërteta e vaksinimit e lidhur me realitetin shqiptar, meqë ndonjë pyet për të vërtetën në realitetin shqiptar apo kryeministri mburret me sasinë e “siguruar” të vaksinave, duke mbajtur sekret origjinën e tyre. Ja sa është sasia e vaksinave për 100 banorë:

1) Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi i parë në botë;
2) Izraeli, vendi i dytë në botë;
3) Britania e Madhe, vendi i tretë në botë,
4) SHBA me 94,5 % të popullsisë së vaksinuar;
5) Kina me 68,8 % të popullsisë së vaksinuar;
6) Evropa me 59,97 % të popullsisë së vaksinuar;
7) I gjithë globi(planeti), me 33,17 % të popullsisë së vaksinuar.

Dhe nga fundi, Shqipëria jonë e dashur, por e mburrjeve të mëdha qeveritare, me 29,98 % të popullsisë së vaksinuar. Pra, as sa e gjysma e popullsisë së Evropës. Dhe më e  ulët se vlera mesatare e të gjithë planetit (ku futen edhe vendet afrikane, aziatike, e ato në luftë e në konflikte të armatosura). Ky është minimalisht turp. Kjo është e vërteta e hidhur, por e mbetur lakuriq nga gënjeshtrat e mashtrimet që rezultojnë me veshje luksi e armatim kriminal të sofistikuar. Jam koshient që dikush do të komentojë duke thënë se aktualisht jemi “shumë mirë” dhe do të më akuzojë se po nxij nga inatet personale arritjet e mëdha të këtij kryeministri?! Duhet patur parasysh se kjo “gjendje “e mirë” ku jemi sot, apo që i duket dikujt aktualisht se është e “mirë”, ka ardhur sepse qeveria i la qytetarët për disa muaj në mëshirë të fatit përballë COVID-19 dhe prandaj sot, rezultojnë (lexoni portalin e insititutit të famshëm amerikan ‘healthdata’: https://covid19.healthdata.org/albania?view=cumulative-deaths&tab=trend). Rreth 16 mijë viktima nga COVID-19. Me këtë shifër të viktimave nga COVID-19 që duket se jemi “mirë” sot, Shqipëria është në vendin e parë në botë për frymë të popullsisë përsa i përket viktimave të shkaktuara nga COVID-19. Kjo është e vërteta e hidhur e lidhur me realitetin tonë. Qoftë me kaq!