Prodhimi i duhanit-Panariti në Shkodër: Prodhuesit duhet të dinë se, në treg do ketë standarde strikte e të respektohen ato

711
Sigal

Gazeta Telegraf/


Ministri
i Bujqësisë merr pjesë në përpunimin e Fabrikës së Duhanit në Shkodër

Panariti:
Inverstimi i rikthen traditën dhe vlerat kësaj kulture dhe traditës së zonës.
Kultivuesit do të kenë në krah Ministrinë e Bujqësisë dhe qeverinë

Panariti:
Prodhuesit duhet të dinë se, në treg do
të ketë standarde strikte dhe të respektohen ato

Ministri i Bujqësisë: Një investi i tillë i shërben
zonës, mbarë vendit, por edhe tregjeve të tjera, siç mund të jetë Kosova

“Rikthehemi në një traditë madhështore, në një nivel
akoma më të madh, më të avancuar,
 
modern, duke krijuar dhe kosoliduar një zinxhir vlerash”. Kështu e nisi
fjalimin e tij Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të
Ujrave, Z.Edmond Panariti, gjatë ceremonisë së përpunimit të fabrikës së
duhannit “Igla” në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

Të pranishëm në këtë inagurim ishin Ministrja Znj. Edita Tahiri nga Qeveria
e Kosovës, Kryetarja e Bashkisë Shkodër Znj.Voltana Ademi, Ambasadori i Sllovakisë
në Tiranë, Milan Ciganik dhe dhe Ministrja për Rajonin e Umbrias, Itali,
Znj.Fernanca Ceccchini.

Në fjalën e tij, Ministri Panariti theksoi se, sfida jonë nuk është vetëm
një investim i tillë madhështor, por sfida jonë e rradhës, do të jetë imponimi
i standarteve strikte në fushën e sigurisë e cilësisë. “Të gjithë prodhuesit
duhet të kenë parasysh në mënyrë që të mund të kenë akses në treg duhet të
respektojnë këto standarte, të cilesisë të prodhimit, sipas gjithë kritereve të
teknologjisë përkatëse, në menyrë që të mund të jenë konkurues dhe të mos
prishin natyrisht dhe tregun. Prandaj dhe licensat që do të shikohen me ketë këndvështrim
dhe mendoj që, duhet të jetë një marrëdhënie, fito-fito, marrëdhenie midis
prodhuesit, grumbëlluesit, bazuar kryesisht në këtë set standartesh dhe me
çmime”, theksoi Ministri i Bujqësisë.

Fabrika në fjalë u ngrit falë një investimi të konsiderueshëm, linja e
përpunimit dhe paketimit është e teknologjisë së fundit gjermane. Kapaciteti i
kësaj linje arrin në 1.000 kilogram duhan në orë. Në këtë fabrikë janë të punësuar
40 persona me perspektivë shtimin e tyre në të ardhmen dhe më e rëndësishma, është
impakti indiret do të jetë në më shumë se 300 familje të zonës, si dhe
kultiviesit e duhanit në të gjithë zonën e shkodrës e jovetëm.

Njëri prej sipërmarrrësve të kompanisë “Igla”, Z.Faik Dizdari, tha se
“kjo zonë dhe të tjera në qarkun e Shkodrës e kanë patur traditë qindravjeçare kultivimin
dhe përpunimin e duhanit. Të gjithë ne e kujtojmë emrin dhe famën brënda dhe jashtë
vendit të duhanit të Taraboshit. Sado pak përmes këtij investimi, ne do të kontribuojmë
t’i kthejmë lavdinë e dikurshme këtij qyteti, i njohur në përpunimin e
duhanit”.

 

 

Fjala e plotë e
Ministrit Panariti në ceremoninë e përurimit të fabrikës së duhanit

 

“Jeni të parët në Ballkan të këtyre përmasave dhe po ndaj të njejtat
emocione, sikundër dhe t’i u shprehe pak më përpara, zoti administrator. Të
falenderoj shumë, të jam shumë mirenjohës  për mbylljen e ciklit të përpunimit të duhanit
mbas shumë vitesh.

Rikthehemi në një traditë madhështore, me një nivel akoma më të madh, më
të avancuar, më modern, duke krijuar dhe kosoliduar një zinxhir vlerash. E
nderuar Znj. Ministre e Kosovës,  jemi veçanërisht
të nderuar qe jeni këtu me ne, për të ndarë gëzimin e një investimi kaq solid
dhe kaq më prespektiv. E nderuar Znj. Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, na
nderon pjesmarrja juaj. E nderuar Znj.Cekini, jemi shumë të nderuar që jeni këtu.
Ju kujtohet që gjatë vizites time në Umbria, në diskutuam veçanërisht me ju çështjen
e bashkpunimit të duhanit. I nderuar Z.Ambasador i Republikës së Sllovakisë,
jemi nderuar nga pjesmarrja juaj dhe ajo që më gëzon është që, këtu kemi dhe të
gjithë fermeret dhe prodhuesit e duhanit. Por, njëkohësisht dhe autoritet në
fushën e duhanit nga rajoni i Umbras, miqtë e mi që unë kam pasur komunikim të
vazhdueshëm dhe që kanë qënë, si të thuash, dhe iluministët e mënyres se si
duhet ta rimarim dhe njëherë procesin e kultivimit, prodhimit, përpunimit të
duhanit, bazuar në ato që konsideriuam si konkuruese. Ne e filluam këtë, siç
permendi Faik Dizdari në Cërrik, pra një hap të parë të guxishëm për futjen e
një variteti të ri, si Virginia Bright, që pati një sukses të paparë aty.
Duhani u rrit, u zhvillua falë edhe të asistences dhe ndihmës nga rajoni i Umbras,
nga Znj. Cekini, por dhe nga të gjithë autoritet të pranishme, të cilët na dhanë
të gjithë përvojën e tyre për fillimin e kësaj pune. Por, sigurisht kurora e
gjithë kësaj përpjekje të jashtëzakonshme të këtij investimi modern, i cili
mbyll ciklin e prodhimit të duhanit, duke e çuar atë në një stad, nivel shumë më
përpara, duke e bërë një produkt me vlerë të shtuar konkurues, jo vetëm në
tregjet e vendit, por edhe në të gjithë tregjet e rajonit. Prandaj është një
ditë e shënuar dhe unë mendoj që, ky është vetëm fillimi i një zhvillimi akoma
dhe më intensiv dhe më ambicioz në fushën e kultivimit të duhanëve, bazuar në
ato varitete që unë permenda, që kërkohen nga tregu dhe që tashmë qartazi, të
gjithë kultivuesit e duhanit po e përqafojnë këtë vizion të ri. Bisedova me
Ministren e Kosovës  dhe ajo tha që, ne
kemi traditë në prodhimin e duhanit. Pse jo, unë kufijtë me Kosovën i
konsideroj administrativ, kufij shtetëror, por ne jemi një treg, një ekonomi
dhe besoj që ky hap që beri Z.Dizdari, mendoj të insentivojë dhe inkurajojë
edhe prodhuesit kosovarë, që t’i bashkangjiten 
kësaj sfide të përbashkët, midis dy vendeve tona, pikërisht për të rimarrë
dhe njëherë një traditë që Z.Dizdari e tha fare qartë në fjalën e tij. Ka qenë
e krijuar prej kohësh por, tashmë rimerret e vendoset në një konteks të ri, në
një treg global, ku sigurisht duhen respektuar disa standarte dhe kritere, në mënyrë
që prodhimi të jetë konkurues. E në këtë mes, dua të jem i qartë; Sfida jonë
nuk është vetëm një investim i tillë madhështor, por sfida jonë e rradhës do të
jetë imponimi i standarteve strikte në fushën e sigurisë e cilësisë. Të gjithë
prodhuesit duhet të kenë parasysh në mënyrë që të mund të kenë akses në treg
duhet të respektojnë këto standarte të cilësisë së prodhimit, sipas gjithë kritereve
të teknologjisë përkatëse, në menyrë që të mund të jenë konkurues dhe të mos
prishin natyrisht dhe tregun. Prandaj, dhe licensat do të shikohen me këtë këndvështrim
dhe mendoj që duhet të jetë një marrëdhënie fito-fito, marrëdhenie midis
prodhuesit, grumbëlluesit, bazuar kryesisht në këtë set standardesh dhe me çmimesh.
Patëm një bisedë pak më përpara me prodhuesit e duhanit e sigurisht, ne idetë e
tyre ata kishin shumë vërejtje përsa i përket aspekteve që kanë të bejnë me
prodhimin e duhanit, të cilët i dëgjova me shumë vëmendje. Sgurisht që mbetet
nje sfidë e hapur menyra, se si ne do të orientohemi me prodhimet e duhanit. Në
rradhë të parë të, plotësohen standartet, por dhe qeveria duhet të jetë e do te
jetë në krah të tyre, duke marrë përsiper atë që i takon asaj, lehtësira
fiskale dhe inkurajim të këtij prodhimi, i cili është një aktivitet tradicional
dhe me të cilën jetojnë qindra dhe mijra familje të kësaj zone, e cila e ka
pasur dhe e ka duhanin një aktivitet tradicional”.