Probleme nga shirat në Berat, bie masivi shkëmbor

585

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Shqipërisë ranë reshje të dendura duke shkaktuar probleme në Lezhë, Laç dhe së fundmi në Berat.

Sigal

Një masiv dheu dhe gurë që janë shkëputur nga shkëmbinjtë kanë rënë në rrugë duke vënë në rrezik kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve tek zona e Kalasë në Berat.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Mangalem”, afër kishës së Shën Mërisë.

Në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, Bashkia e Beratit është duke marrë të gjitha masat për të shmangur rreziqet e rrëshqitjeve në këtë lagje.