Problematikat/ Studentët nuk zhvillojnë dot mësim online, shkaku mungesa e internetit

322
Sigal

Flora Dervishllari është studente nga fshati Dushari i Maliqit. Ajo është në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Humanë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Ndonëse mësimi ka disa javë që ka filluar dhe po zhvillohet online, Flora thotë se nuk ka mundur t’i ndjek leksionet e seminaret. Sipas saj shkak është bëre mungesa e internetit ne zonen ku ajo jeton.

FLORA DERVISHLLARI – STUDENTE NE UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”  

Nuk kam internet. Telefoni im nuk e pranon këtë program. Nuk është i përshtatshëm. Gati tre javë. Me këtë telefon që kam nuk hy dot për të ndjekur mësimin.

Për Florën e vetmja zgjidhje mbetet të përgatitet vetë për sezonin e provimeve.

Nuk kam kërkuar një zgjidhje. Mbase do lexoj nuk e di. Të blej librat e te lexoj. Disa libra i kam blerë, disa nuk i kam blerë akoma. 

E njëjta problematikë është dhe për studentët e tjerë të cilët jetojnë në zona rurale. Nasiela Piperi, nga fshati Çiflik studion në vitin e dytë në Fakultetin e Ekonomisë po në Universitetin “Fan Noli”. Ajo tregon se shpesh i humbet oret e mësimit pasi karahas internetit të ngadaltë nuk ka mundësi financiare për të ribërë oferta në telefon.

NASIELA PIPERI – STUDENTE NE UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”  
Interneti është i ngadaltë. Por që i marrim mësimet nga shoqet e klasës. Është shumë i vështirë mësimi online. Sepse eshtë ndryshe në auditor dhe ndryshe online.

Sipas drejtuesve te Universitetit “Fan Noli” prej nisjes së këtij viti akademik rreth 5% e studentëve nuk kanë mundur të ndjekin zhvillimin e mësimit online. Por përfaqësuesit e senatit akademik thonë se shifra është shumë herë më e lartë.