Prishja e tregut tek spitali nr 5, tregtarët peticion për zgjidhje emergjente

563
Sot në 4 të mëngjesit 3 forca policore(Bashkiake,Rendit dhe Shqiponjat) rrethuan tregun e 500 familjeve rome dhe jo rome pasi do zhvillohej prishja e tregut. Policia ka ushtruar dhunë kundrejt tregtarëve dhe me pas ka vijuar prishjen. Tregëtarët thonë se në këtë territor do të ndërtohet një pallat.
Aktivistët e komuniteti Rom dhe Egjiptian reaguan duke përgatitur një peticion ku u firmos me të paktën 200 firma nga tregtarët për t’ia dërguar Bashkisë Tiranë.
Në një prononcim zonja me iniciale M.B kërkon që Bashkia Tiranë të organizojë një takim të shpejtë me ta për të diskutuar zgjidhjen e problemit dhe ofrimin e një hapësire alternative të përshtatshme për të ushtruar aktvitetin e tyre i cili është jetik për familjet.
Gjithashtu kërkojnë të ngrihet një grup pune për të verifikuar dëmet në mallin e zotëruar prej tyre dhe të kryhet zhdëmtimi sipas rezultatit të verifikimit.
Në rast se kërkesat tona nuk do të përmbushen nga Bashkia Tiranë jemi të detyruar të përshkallëzojmë reagimin tonë shprehet tregtarja M.B.
Më pas tregtarët u drejtuan drejt Bashkisë për të protestuar dhe për të kërkuar një zgjidhje emergjente pasi u shemb e vetmja mundësi ekonomike.
Në protestën e organizuar nga tregtarët pati reagim nga Bashkia e cila futi në takim 3 nga tregtarët,në takim u fol për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe ofruan 3 vende tregtimi për të ushtruar të cilat ishin: në zonën e Uzinës Dinamo, në Tregun në Kodër Kamëz si dhe tek zona e njohur si ish Fonderia Mekanike Përgjigja e tregtarëve donin të punonin tek vendi i tyre pasi sipas atyre,ata kishin firmosur një marrëveshje me pronarin e tokës deri në muajin gusht të këtij viti. /B.XH/
Sigal