Prishja e Teatrit të Kukullave, Margariti denoncohet në KPK

89

Është paraqitur një denoncim pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me një projekt që Margariti pret të ndërtojë qendër aktivitetesh, pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”. Më konkretisht 100 milionë lekë do të shkojnë për mbikëqyrësin e punimeve!

Sigal

 Pazaret e prishura për tenderët abuzive po nxjerrin zbuluar ministren e Kulturës, Elva Margariti. Me datë 20 janar 2023 është paraqitur një denoncim pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me një projekt që Margariti pret të ndërtojë qendër aktivitetesh. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Ndërtimi i një objekti/qendre të re multifuksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet. Pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”. Më konkretisht 100 milionë lekë do të shkojnë për mbikëqyrësin e punimeve!

Në ankesë thuhet se, ministria ia ka dhënë tenderin bashkimit të operatorëve HE & SK dhe “TOWER” SHPK edhe pse ata nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në dokument.

“Komisioni i Prokurimit Publik publikon kriteret për të cilat operatori ekonomik “NET-GROUP” SHPK, në ankesën me nr. 106 prot., datë 19.01.2023, pretendon se nuk përmbushen nga operatorët ekonomikë “HE & SK” SHPK dhe “TOWER” SHPK pjesëmarrës në procedurën e prokurimit”, thuhet në ankesë sipas gijotina. Sipas ankimuesit në këtë rast kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Çka do të thotë që Margariti nuk i ka marrë aspak në shqyrtim ofertat e tjera. Edhe pse kanë qenë më të lira se oferta fituese. Tenderët e Margaritit janë denoncuar herë pas herë në KPP, por ajo nuk reflekton. Duhet të theksojmë se për tenderin në fjalë ministria e Kulturës nuk ka paraqitur dokumentet e plota si Autoritet Kontraktor.

Mos vallë po kurdiset shembja e Teatrit të Kukullave?

Kujtojmë se pazaret për një godinë të re për teatrin e kukullave janë përfolur që në vitin 2020. Në atë kohë, vetë kryebashkiaku deklaroi se në respekt të historisë, godina ku u mblodh Këshilli Kombëtar që sot shërben si Teatri i Kukullave do të kthehet në një shtëpi muze.

Ndërsa një vit më pas, më 2021, Ministria e Kulturës ka njoftuar për ëndrrën e re dhe më gusht të 2022 ka hapur tenderin për ndërtimin e një qendre të re multi-funksionale pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Vlera e tenderit është mbi 1 miliardë lekë pa TVSH. Në dokumente thuhet se afati për zbatimin e kontratës pas nënshkrimit të saj është 24 muaj. Ndërsa tani po hidhen mbi100 milionë lekë për mbikëqyrjen e këtyre punimeve. Urojmë të mos realizohen planet se kjo qeveri ka treguar që nuk i do as teatrot, as trashëgiminë!

 

Ditën e hënë pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht në zonat malore. Reshje lokale bore me intensitet të ulët përgjatë zonave malore të vendit.

Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qendrore të vendit. Në lartësinë mbi 600-700 metra në jug dhe juglindje reshje bore.

Ditën e enjte parashikohet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në jug të vendit, në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ditën e premte pritet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në zonat malore të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut deri në mesjavë e më pas kthen nga verilindja me shpejtësi mesatare 2-7m/s, e hera-herës fiton shpjejtësi deri në 12-15m/s.